Kur një popull e harron të kaluarën historike, s’ka pse i gëzohet të ardhmes

Hysni Shaqiri
Shqiptarët si viktime e hershme e agresionit sllavo-grek në Ballkan, që kishin për synim realizimin planeve politike hegjemoniste ndaj tokave shqiptare, na kanë detyruar që gjithnjë të jemi në gjendje lufte për tu mbrojtur nga sulmet e egra barbare, prej një aleance që synonin copëtimin e tokave shqiptare dhe pengimin e shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar. Reagimi i popullit ndaj kësaj barbarie të egër dhe pushtuese nuk ka kaluar pa një rezistencë gjithëkombëtare. Por me zhvillimin e ngjarjeve dhe rrethanave që u krijuan në momente të caktuar jo vetëm që e vështirësuan pozitën shqiptare në katër Vilajete të banuara me shumicë shqiptare, por u bën pengesë për shtrirjen e Shqipërisë në të gjitha trojet etnike nuk ishte faji te populli, por te politikat e fuqive të mëdha të vendosjes që i ndihmonin agresorit pushtues.
Në përkeqësimin e situatës ndihmoi edhe elementi përçarës me bindje të kundërta ndaj fatit të popullit, pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, e që nuk ishte e aq pa ndikim sa për të shkaktuar problem. Ky problem vazhdon të jetë i pranishëm edhe ne ditët e sotme, dhe është bë një prej pengesave që të kemi një shtet të fuqishëm shqiptar në rajon dhe më me ndikim në politikat ndërkombëtare. Kjo len të kuptojmë se historia e përçarjes vazhdon të na përsëritet. Kjo na ndodhi edhe me shpërbërjen e federatës jugosllave. Shqiptarët nuk arritën të koordinohen dhe të flasin me një gjuhë para ndërkombëtarëve, për të kërkuar zgjidhje të problemit si popull i pushtuar nga luftërat e pa drejta ballkanike, e që përfunduan me pasoja të rënda sa i takon interesit të përgjithshëm kombëtar.
Në vorbullën e gjithë këtyre ngjarjeve, duke i kuptuar edhe ndryshimet që ndodhën në Ballkan në fund të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI, KOSOVA arriti që të bëhet shtet, por pa Luginën e Preshevës dhe pa shqiptarët e MAQEDONISË. Dhe si rezultat i kësaj të vërtete, që është shumë e dhimbshme për ne që mbetëm jashtë Kosovës por si realitet sot ekziston, vlerësoj se është e domosdoshme që në suazat e gjendjes ekzistuese të kërkojmë zgjidhje në interes të çështjes kombëtare, duke bërë përpjekje të pandërprera që një ditë ky popull si gjithë popujt tjerë të jetoje i lirë në tokat e veta. Unë e kuptoj dhe e vlerësoj lart angazhimin dhe përpjekjet e gjithë shqiptarëve për të qenë pjesë e Evropës së bashkuar. Sepse edhe historikisht për kontributin që kemi dhënë si popull në qytetërimin e kontinentit që nga pellazgët dhe ilirët si pasardhës, neve na takon te jemi pjesë e Evropës së bashkuar,por jo edhe të jemi në pozitë nështruese dhe duke j bërë shërbim atyre që na kanë nënshtruar dhe për çdo ditë vazhdojnë të na përbuzin, duke parë këtë si një mundësi për ekzistimin e popullit të tyre. Unë këtë konstatim e nxjerr në bazë të zhvillimit të proceseve politike dhe ngjarjeve që po ndodhin brenda hapësirës shqiptare, nga përplasjet dhe lufta politike për dominim, si fenomen që rrezikon ardhmërinë dhe zhvillimin perspektiv të kombit duke devijuar interesin e përgjithshëm në çështje individuale dhe grupore për pushtet. Ne nuk kemi kohë për të humbur dhe me u marr me vetveten. T’ i përkushtohemi reformave që kanë të bëjnë me realizimin e standardeve për proceset integruese. Këtë obligim e kanë dy shtetet shqiptare dhe si detyrim kombëtar duhet ta përmbushin.
Për ne shqiptarët e Maqedonisë është me rëndësi të tregojmë unitet, që mos të na përsëriten gabimet nga e kaluara, si rasti i fundit ku patëm zhvillimin e bisedimeve për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Pala shqiptare jo vetëm që nuk ishte e pranishme, por edhe u përjashtua si shumë herë më parë. Kjo na bën të kuptojmë se shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të llogariten si qytetarë të huaj, meqë gjithnjë përjashtohen nga ngjarjet e rëndësishme të këtij shteti dhe nuk përfillen fare sikur nuk ekzistojnë. Kjo ka ndodhur më herët, po ndodh edhe tani. Unë e kuptoj rëndësinë e marrëveshjes për proceset integrues dhe zgjidhjen e një kontesti në mes dy vendeve fqinj, por ama mos të përfillen shqiptarët që përbëjnë më shumë së një të tretën e qytetarëve të këtij vendi dhe që kanë të drejtën historike mbi territorin e Maqedonisë po aq sa grekët, ky gabim i qeverisë së Maqedonisë është i pa falshëm. Për këtë gabim i takon përgjegjësia faktorit politik shqiptar, sidomos atyre që janë në qeveri, por pa faj nuk mbeten as diplomacia shqiptare dhe as ajo e Kosovës me faktin se u arrit një marrëveshje në mes dy shteteve duke i mos përfill shqiptarët. Ky është lëshim që nuk mund të arsyetohet duke thënë se është problem vetëm i maqedonasve dhe se neve shqiptarëve nuk na takon të involvohemi, siç kanë deklaruar disa shqiptarë të politikës, Unë sa kam arritur të kuptoj, shumëkush nuk e din rëndësinë e kësaj marrëveshje në zhvillimin e proceseve politike në vend dhe mospjesëmarrja e shqiptarëve ka imapktin negativ në të ardhmen. Prandaj kam të drejtën, këtë çështje ta shoh si jo të rastësishme. Ky gabim i politikës shqiptare në Maqedoni jo vetëm që u ka shkaktuar dëm shqiptarëve të Maqedonisë , por edhe mbar interesit kombëtar në Ballkan. E kam të qartë se politika shqiptare në Maqedoni është jashtë çdo niveli dhe çfarëdo ndërhyrje për ta korrigjuar në gabimet e bëra deri më tani, është shumë pak e mundur. Por në këtë rast ndërhyrja e shtetit shqiptar është dashur të ndodhë duke ua bërë me dije partive shqiptare, që janë në qeveri për përgjegjësin që kanë dhe mos të qëndronin jashtë këtij procesi dhe ta merrnin rolin që u takon në zhvillimin e negociatave, sepse pjesëmarrja në këtë proces kaq të rëndësishëm do i faktorizonte shqiptarët jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon. Kjo çështje kështu duhet të konceptohet politikisht, në dimensionin më të gjer kombëtar, brenda dhe jashtë vendit .
Mashtrimet dhe padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve në periudha të caktuar historike, kanë shkaktuar pasoja katastrofave. Kjo është edhe si rezultat i gabimeve tona politike, që për fat të keq edhe sot po i përsërisim, sikur ta keme harruar të kaluarën, sepse po e duam pushtetin më shumë se shtetin dhe kombin. Por nuk duam ta pranojmë se kur e humb shtetin, s’ke se çka kërkon pushtet. Sot një pjesë e shqiptarëve synim të vetëm e kanë pushtetin dhe kjo është fatkeqësia e jon kombëtare. Kjo luftë politike është ka zhvillohet me mjetet më të ashpra duke krijuar një imazh më poshëtrues edhe para ndërkombëtarëve si popull. Kombi jonë nuk meriton që këtë të ja bëjnë politikanët, por kjo po ndodh me dy shtetet shqiptare. E sa na përket neve shqiptarëve në Maqedoni, ne ende nuk duam ta kuptojmë pozitën ton juridiko-kushtetuese dhe çfarë të drejta kemi, nuk duam ta kuptojmë përfaqësimin tonë në kushtetutën aktuale vetëm si numër 20%, pa identitet kombëtar. Kjo ka ndodhur hiç më larg se shtatëmbdhjetë vite më parë me Marrëveshjen e Ohrit. Këtë e din shteti shqiptar, e din edhe shteti i Kosovës. Në qoftë se nuk e kanë ditur deri më tani, le ti konsulltojnë juristët, sepse kjo zgjidhje juridik në kushtetutën e Maqedonisë në të ardhmen do të ketë pasoja të mëdha jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por edhe për interesin e përgjithshëm kombëtar. Andaj vlerësoj se këto lëshime nuk munden të korrigjohen aq lehtë. Nga mungesa e informacioneve të mjaftueshme, shumica e shqiptarëve ende nuk e dinë se në parlamentin e Maqedonisë nuk është sjell ligj për gjuhën shqipe, por Ligj për gjuhët, kurse të drejtën e përdorimit të gjuhës e realizojmë si “20 për qind”, e jo si shqiptar. Këto janë disa nga gabimet që i kanë ndodhur politikës shqiptare në Maqedoni e që pasojat ka filluar populli t’ i ndjejë , por çka është më e keqe gabimet po vazhdojnë ti përsërisin dhe as një herë nuk e pranojnë që kanë gabuar dhe kjo i bën që të mos korrigjohen. Prindërit tanë edhe pse nuk kanë qenë të shkolluar, kanë ruajtur gjuhën, traditat, kulturën dhe identitetin. I kanë duruar të gjitha torturat dhe dhunën që kanë ushtruar pushtuesit sllav, me të vetmin qëllim për të mos i braktisur tokat e vet dhe varret e të parëve, na kanë lënë neve shumë nga vlerat dhe pasuria kombëtare. Parashtrohet pyetja se çka po u lëmë ne gjeneratave të reja? Asgjë! Po ua marrim edhe atë që neve na e kanë lënë prindërit.
Marrëveshjen për emrin e Maqedonisë me Greqinë e nënshkruan më 17 qershor, e mbështetën të gjithë partitë politike shqiptare në Maqedoni, si një interes për procese integrues drejt NATO-s dhe BE-së e kuptoj se është në interes të gjithë qytetarëve integrimi i Maqedonisë në strukturat ero-atlantike, por kjo çështje nuk tejkalohet vetëm me kaq,sepse interesi i shqiptarëve në Maqedoni është edhe ralizimi i të drejtave kombëtare si popull, në te kundërtën Maqedoni vazhdon të jetë peng i politikës se shteti është vetëm i maqedonasve duke i përjashtuar të tjerët, kjo ideologji e tyre absurde nuk i kontribuon paqes dhe stabilitetit, prodhon krizë ndëretnike dhe Maqedoninë nuk e bën vend me perspektivë evropiane.

Loading...