Ju mund të stërvisni qenin tuaj, kuajt apo edhe macet, por, duket se një gjë të tillë mund ta praktikoni edhe me zebrat!

Kështu të paktën lë të kuptojë kjo video e ndarë në rrjetet sociale, ndërsa shihet një zebër e cila qëndron jashtë dritares së një veture të një ngasësi, transmeton Klan Kosova.

Zebra e cila figuron në pamjet e publikuara më poshtë, pranon vazhdimisht ushqime nga një person i paidentifikuar brenda automjetit.

Pas gëlltitjes së secilit ushqim, zebra hap gojën e saj të gjerë dhe rri gati për të pranuar një kafshatë të shijshme.

 

 

Loading...