Kur “vlojnë” flokët në kokë

Vapa

Vapë e madhe po mbretëron gjithandej në Ballkan, por edhe në disa vende perëndimore. Gazeta çeka Pravda, transmeton Koha.net, në temperaturën e jashtme 38 gradë celsius, ka matur nxehtësinë në disa pjesë të trupit, në automobil dhe në tramvaj. Sipas këtyre matjeve, flokët në kokë “vlojnë“ në 57 gradë celsius, sipërfaqja e këpucëve në 40 gradë celsius, ulësja në tramvaj është e nxehtë 50 gradë, e volani i automobilit që ka qëndruar vetëm pak kohë në diell, është i nxehtë 65 gradë. Në diell, automobili i parkuar me ngjyrë të errët nxehet 60 gradë celsius, ndërsa i bardhi afër tij vetëm 40 gradë Celsius.

Loading...