Kurdistani i Irakut mban referendumin për pavarësi

Votuesit në rajonin gjysmë-autonom kurd të Irakut votojnë sot në referendumin për pavarësi, pavarësisht kërcënimeve nga Bagdadi se do të luftojë për të ruajtur unitetin e vendit.

Presidenti i Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, Masud Barzani, tha se votomi është hapi i parë në një proces të gjatë për negocimin e pavarësisë së rajonit, i cili ka qenë autonom qysh në vitin 1991 dhe ka luajtur rol të madh në luftën kundër ekstremistëve islamikë.

“Referendumi nuk është tërheqje kufijsh. Nuk është për të vënë status-quo në asnjë zonë. Pas referendumit, ne jemi të gatshëm të nisim procesin e një dialogu të thellë me Bagdadin”, tha Barzani.

Mbi 5.3 milionë njerëz janë të regjistruar si votues në rajon.

Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore kanë shprehur shqetësime se referendumi do ta zbehë luftën kundër grupit militant Shteti Islamik dhe se do të çojë në trazira në zonat e diskutueshme.

Referedumi po ashtu kundërshtohet nga Turqia dhe Irani, që vetë kanë pakica të mëdha kurde.

Loading...