Kurr nuk është vonë: Burri 78 vjeçar nga Shkupi martohet me gruan 72 vjeçare

Shkup, martohet një 78 vjeçar me një 72 vjeçare Sipas statistikave të sektorit amë, shkupjanët gjithnjë e më vonë vendosin të martohen, dhe thuajse në 70% të çifteve janë më të moshuar se 33 vjet, njofton Koha.
Nga sektori amë për kurorëzim në Shkup, thonë se më rrallë ndodhin kurorëzime mes të njëzetave, ndërsa ka shënuar ulje edhe numri i martesave të adoleshentëve.
“Më ka lënë përshtypje një çift i cili kohë më parë u lidh, edhe ai mes një gjyshi 78 vjeçar dhe një gjyshe 72 vjeçe, të cilët janë njoftuar në shtëpinë e pensionistëve”, thotë një ofiqare.
Sipas ofiqarëve shpesh ndodh që nusja të jetë më e moshuar se dhëndri. Kohë më parë në ditën e martesës dhëndri ka thënë “JO” para se të nënshkruhet në librin e të kurorëzuarve. “Të gjithë u shokuan nga kjo përgjigje e papritur, dhëndri ka buzëqeshur sepse të gjithë i besuan mahisë, ndërsa nusja u shokua” ka thënë ajo.

Loading...