Kurti: Isa Mustafa nuk ta bën ushtrinë

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se Kosova është e rrezikuar prej Serbisë dhe duhet ta ketë ushtrinë e saj.

Kurti thotë se asnjë vendi në botë nuk i ndalohet që të ketë ushtri përveç Kosovës dhe fajtor për këtë sipas tij është Qeveria e Kosovës.

“Disa vende të botës kanë hequr dorë nga ushtria p.sh Islanda. Në prill të vitit 2015 Mustafa ka deklaruar se FSK pa marrëveshje me serbët nuk do të shkojë në veri të vendit.

“Një kryeministër i tillë nuk ta bën ushtrinë. Ne mund të bëjmë debat gjithë ditën dhe gjithë natën, por nuk do të jetë e mundur”.

“Ushtria është ajo që siguron paqen aq më tepër ndaj armiqve që asnjëherë nuk janë dëshmuar paqësorë me ne”, ka thënë Kurti.

Loading...