Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se si u shkarkua Jabllanoviqi, ashtu do të shkarkohet edhe kryeministri Isa Mustafa. Kurse, propozimin për t’u bërë Hashim Thaçi-president, Kurti e sheh si një çmenduri që vështirë se do të ndodhë nëse kemi parasysh kohën intensive që do ta përbëjë janari i këtij viti.

I përmbledh me një kronologji të gjitha ngjarjet që ndodhen në vitin 2015. Shkarkimin e Jabllanoviqit e quan sukses të protestave dhe presionit që u bë përmes këtyre protestave. Për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili gjendet në arrest shtëpiak, viti 2015 ishte shumëi vështirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, meqenëse u shtrenjtuan çmimet dhe nuk pati punësime ashtu siç u premtua.

Kurti thotë se kishte manipulime edhe me Trepçën, e cila edhe sot e kësaj dite ka mbetur e ngujuar përkatësisht e okupuar në veriun e Kosovës. Kurtit në këtë intervistë për KosovaPress, nuk i iku as Gjykata Speciale, për të cilën thotë se deputetët e kaluan nën presion dhe trysni.

E së fundmi opozita e përbërë prej Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, nisën kundërshtimin e një procesi tjetër që do të nënshkruhej në Bruksel, për krijimin e një Asociacioni të komun ave me shumicë serbe. Për Kurtin, por edhe për dy partitë tjera opozitare ,në Kosovë po krijohet një republikë sërpska dhe këtë fuqishëm e kundërshtuan për tre muaj rresht në Kuvendin e Kosovës, me gaz lotsjellës dhe protesta.

Protesta të tilla do të nisin edhe në vitin 2016, pasi që Asociacioni i Komunave Serbe që për opozitën e bashkuar është “Zajednicë”, u vërtetua edhe me një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. Ai vendim po i jep krah opozitës që të vazhdojë ta kundërshtojë deri në tërheqjen e nënshkrimit, ose edhe të rrëzimit të qeverisë.

Kurti ështëi bindur se kjo opozitë e bashkuar, e cila nuk po uambush syrin Qeverisë do ta rrëzojë shpejt atë.

Kurti: Në Kosovë po lind demokracia parlamentare

“Opozita e bashkuar është një fenomen shumë interesant. Besoj se këtu një kontribut të veçantë ka dhënë Lëvizja Vetëvendosje, e cila duke qenë në pozitë prijëse e ka bashku opozitën. Ju të gjithë e mbani mend se si koalicioni AKR – PDK, në mandatin e katërt të legjislaturës së Kosovës në kohën e pasluftës, ishte një koalicion shumë i brishtë por ja që qëndronte. Ndërkohë që ky koalicion i madh PDK –LDK nuk qëndron dot. Arsyeja për këtë është se tash Vetëvendosja është opozita e parë. Në mandatin e kaluar ne kemi qenë gjithnjë në një situatë shumë të vështirë, meqenëse midis PDK-së si parti në pushtet në një shtet të kapur për shkak të tyre dhe Vetëvendosjes si opozitë e vërtetë, e kishim LDK-në e cila bënte opozitë për temat dhe në kohën kur kjo i konvenonte pushtetit, kur pushteti ia lejonte një të tillë. Tash që Vetëvendosje është opozita prijëse është bashkuar opozita. Nuk kemi pasur këso dukuri në Kosovën e pasluftës. Kemi pasur kur janë të bashkuar në pozitë. Në një qeverisje të gjerë të koalicioneve të të tri p artive, apo katër partive, mirëpo nuk kemi pasur opozitë të bashkuar. Unë besoj që kjo është dëshmi se në Kosovën e pavarur po lind demokracia parlamentare dhe jam i bindur që opozita e bashkuar duke qenë gjithnjë e më shumë opozitare dhe gjithnjë e më shumë e bashkuar do të bëjë ndryshime të mëdha në vitin e të cilit po hyjmë”, thotë Kurti.

Pas vendimit të Kushtetueses, sipas deputetit Albin Kurti nuk i ka mbetur asgjë tjetër pos zgjedhjeve. Por ai nuk e thotëse edhe në zgjedhje Vetëvendosje do të jetë e bashkuar me AAK dhe Nismën.

Kurti: Nuk ka opsion tjetër

“Tash pas aktgjykimit tëGjykatës Kushtetuese nuk na ka mbetur gjë tjetër veç se të shkojmë në zgjedhjet e reja parlamentare. Për këto dy tema ne jemi bashkë si opozitë e bashkuar. Është e mundshme që do të jemi bashkë në një listë zgjedhore, mirëpo, unë nuk mu nd ta paralajmëroj një gjë të tillë e aq më pak ta konstatoj për shkak se është tepër herët. Dhe kjo ështënjë çështje që u takon ta vendosin krerët e tri subjekteve opozitare dhe strukturave udhëheqëse përkatëse”, thotë Kurti.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kurti mendon se kësaj klase politike i ka ardhë fundi dhe duhet të ndërrohet komplet. Por në këtëklasë politike ka edhe njerëz qëi përkasin opozitës së bashkuar si Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës, persona këta që dikur ishin në qeverisje.

Por tash Kurti i arsyeton Haradinajn dhe Limajn.

Kurti: Opozita e bashkuar është një mundësi e re

“Unë besoj që roli dhe funksioni i njerëzve në politik varet shumë prej proceseve në të cilat ndodhen, prej pozitave të cilat janë në një organizëm të caktuar se sa prej karaktereve, subjektive individuale të tyre. Nuk po them se ne nuk kemi dallime, se sigurisht që kemi. Nuk po them se nuk kemi probleme nga e kaluara, se sigurisht se kemi. Por besoj se ajo çfarë kemi përpara është shumë më e rëndësishme jo vetëm për neve si opozitë e bashkuar por para se gjithash mbi të gjitha për Republikën e Kosovës dhe për popullin e saj. Qeveria aktuale është një fakt i keq, opozita e bashkuar është një mundësi e re dhe jam i bindur se kjo mundësi e re do të forcohet dhe do të zgjerohet, do të thellohet në sfidat gjithnjë më të mëdha që na presin në vitin 2016. Sfida këto që ne nuk i konsiderojmë vështirësi të pakalueshme, përkundrazi i konsiderojmë pengesa në tejkalimin e së cilave ne do të kalitemi gjithnjë e më shumë”, thotë Kurti për KosovaPress.

Rrëzimi i Qeverisë është një arsye që do të nxjerrin në rrugë sërish opozitën e bashkuar, madje shumë shpejt. Kjo f ormë kundërshtimi do të organizohet më 9 janar. Masiviteti që do të mbretërojë në këtë ditë do të jetë mjaftueshëm për t’i dhënë një mesazh pozitës që të jap dorëheqje.

Kurti thotë se protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të jetë e vetmja që do të organizohet për këtë fillim vit. Ato nuk do ndalen deri në rrëzimin e kësaj qeverie.

Kurti: Si u shkarkua Jabllanoviqi, ashtu do të shkarkohet edhe Mustafa

“Natyrisht nëse nuk ka dorëheqje do të ketë rrëzim, por gjithsesi është më mirë që të ketë dorëheqje se sa rrëzim. Ne nuk i kemi caktuar ende datat e protestave të tjera në vijim, mirëpo ashtu siçështë e sigurt kjo protestë, ashtu do të jetë e sigurt se do të ketë edhe pas nëntë janarit…. Jo. Ne nuk përdorim dhunë. Ne jemi aty të paarmatosur. Janë policia e cila paraqet një lloj eskadroni të nëpunësve të padrejtësisë dhe dhunës, gjithnjë në shërbim të regjimit, ajo e cila po përdor dhunë ndaj protestuesve. Nëvitin 2015, kështu ishte dhe uroj që mos të jetë edhe në vitin 2016. Ne nuk do ta rrëzojmë me dhunë këtë qeveri, por me trysnin civile të popullit të Kosovës. Mustafa pati thënë se nuk do ta shkarkojë as Jabllanoviqin, mirëpo e dimë shumë mirë se kjo ndodhi. Por, më shumë se një muaj e mbronte Jabllanoviqin, mirëpo në fund u detyrua që ta shkarkojë. Dhe këtë gjë që dikur e bëri me Jabllanoviqin në shkurtin e këtij viti, në fillim vitin e 2016-të do të duhet ta bëjë me vetveten e tij. Ashtu siçe shkarkoi Jabllanoviqin do ta shkarkojë edhe vetveten. Për shkak se trysnia civile e popullit të Kosovës paqësore dhe e padhunshme do të jetë edhe masive dhe e pandalshme”, thotë Kurti.

Po ai nuk e konfirmon se a do të jetëi pranishëm në këto protesta, pasi deri më 6 janar ai pret përgjigjen nga Gjykata, në potë njëjtën ditë kur e ka edhe seancën gjyqësore.

Pas kësaj seance, Kurti thotë se në bashkëpunim me kryetarin e VV-së, Visar Ymerin dhe liderët tjerë opozitarë do të marrin vendimin e duhur.

Kurti e ripërsërit se “Zajednica” ka vdekur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Këtë vendim e komentoi edhe sekretari i shtetit Amerikan John Kerry, por që sipas Kurtit,, as Kerry nuk e përkrah këtë “Zajednicë”.

Kurti: Ta përkrahësh “Zajednicën” është ta përkrahësh Beogradin

“Gjykata e kapur Kushtetuese e ka parë se sa e keqe është “Zajednica” dhe ka qenë e domosdoshme që praktikisht ta anulojë ata në 23 nene tëKushtetutës që ajo i shkel me secilën prej shtatë kapitujve të saj. Unë e kam përcjellë edhe konferencën për s htyp të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, i cili praktikisht e pranoi që “Zajednica” është kompromis i madh sepse tha që liderët tuaj janë shumë të guximshëm. Kanë treguar lidership. D.m.th. me vet faktin që thoshte kanë treguar lidership, tregon se kanë bërë koncesione të mëdha dhe ai tha që “ne nuk përkrahim marrëveshje të cilat janë të dëmshme për integritetin territorial, sovranitetin dhe ardhmërinë e Kosovës” dhe pas këtij aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese praktikisht i bie që sekretari amerikan John Kerry, nuk e përkrah “Zajednicën”. Të vetmit që e përkrahin “Zajednicën” janë Beogradi, andaj sot ta përkrahësh “Zajednicën” do të thotë ta përkrahësh Beogradin. Prandaj, është absurd ky qëndrimi i Mustafës por, unë besoj që në frymën e asaj çka ka thënë sekretari Kerry do të duhej që sa lidership madje shumë më shumë lidership të tregojnë zyrtarët e Serbisë duke bërë koncesione të drejta karshi Kosovës, e jo Kosova duke bërë koncesione tëpadrejtakarshi Serbisë. E di që nuk do të jetë lehtë, mirëpo, siç thotë një mik i imi “e keqja po e bënë të veten” mirëpo, edhe ne po e bëjmë tonën. Opozita e bashkuar është më e vendosur, më punëtore dhe më e bashkuar si asnjëherë mëpare”, thotë tutje Kurti.

Ai ka dhënë edhe arsyet se pse Bashkimi Evropian insiston në krijimin e Asociacionit.

Kurti: BE-ja s’mund ta ndalë “Zajednicën” nëse atë e duan Mustafa dhe Thaçi

“Ka një insistim të Bashkimit Evropian që të vazhdohet me krijimin e Asociacionit të komunave serbe. Besoj se kjo vjen për shkak se ata ishin ndërmjetësuesit dhe është në interes të ndërmjetësuesit që të dëshmojë sukses, ndonëse është më e rëndësishme se sa i drejtë është ai sukses. Por, këtu nuk është e çuditshme që insiston Bashkimi Evropia n edhe për një arsye tjetër. Për shkak se, Bashkimi Evropian nuk mund ta trajtojë Serbinë më keq se sa Kosovën. Kur Mustafa dhe Thaçi thonë se duhet të vazhdojë Zajednica tash Bashkimi Evropian nuk mund të dalë më patriot për Republikën e Kosovës se sa vetë krerët qeveritar të Kosovës. Pra, në momentin që Mustafa dhe Thaçi insistojnë në shpërblimin e Serbisë, Bashkimi Evropian veç sa i bashkohet atyre. Në këtë rast nuk është që BE-ja po i prin Mustafës dhe Thaçit. Kur është çështja e Serbisë dhe tendencës për ringjalljen e “Zajednicës” janë këta të dy që po i prin BE-së. BE-ja nuk ka pësuar masakra dhe gjenocid e as shtypje politike dhe shfrytëzim ekonomik prej Serbisë, jemi ne që kemi përjetuar një gjë të tillë. D.m.th jemi ne viktimat e Serbisë. E kur përfaqësuesit kryesor të viktimave të Serbisë janë të gatshëm që Serbisë të ia japin Zajednicën në Kosovë, Bashkimi Evropian ndodhet para aktit të kryer dhe kësisoj i bashkohet këtij duetit Mustafa – Thaçi. Edhe njëherë po them se nyja moralgjike janë këta dy persona që të cilët në vitin e ri, 2016 janë politikan tepër të vjetër për të qenë në skenën politike”, thotë Kurti.

Kurti ndalet edhe te marrëveshja e LDK-së me PDK-në, ku parashihet që Hashim Thaçi të bëhet president, duke thënë se ai nuk e meriton por as nuk i takon që të bëhet president i Republikës së Kosovës.

Kurti: Thaçi nuk e meriton të jetë president

“Besoj se data kur duhet tëzgjidhet presidenti i ri i Kosovës është bukur e largët kur kemi parasysh kohën intensive që do ta përbëjë janarin e vitit të ardhshëm. Unë tash nuk do të them se çfarë do të bëjëLëvizja Vetëvendosje dhe opozita e bashkuar kur të vijë ajo ditë por, kur të vijmë tek ajo urë do ta kalojmë edhe atë. U në besoj që Thaçi as nuk e meriton, e as nuk i takon që të bëhet president i Republikës së Kosovës. Ai ka bërë mjaftueshëm dëme si kryeministër dhe si ministër i Punëve të Jashtme, që tash mos të ndodh çmenduria e ardhshme duke e propozuar atë për president”, thotë Kurti për KosovaPress.

Ai shtoi se brenda koalicionit qeveritar ka personalitete të mira por jo ata që vin nëKuvend dhe përkrahin“Zajednicës,duke u ankuar për tymin e gazit lotsjellës tëopozitës së bashkuar, ndërkohë që i frynë zjarrit të Serbisë të quajtur “Zajednicë”.

Loading...