Kurti: Në VV nuk ka ndarje, ka vetëm dorëheqje (VIDEO)

Vargu i dorëheqjeve të disa prej zyrtarëve me të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetarin e kësaj partie Albin Kurti, nuk nënkupton ndarje, por janë vetëm dorëheqje nga pozitat përkatëse dhe jo nga programi.

Në konferencën e parë pas zgjedhjes kryetar, Kurti  tha se në Vetëvendosje lejohet mendimi ndryshe.

Kurti: Nuk ka ndarje, ka dorëheqje

“Së pari nuk mund të them se në VV ka ndarje. Ka vetëm dorëheqje të disa aktivistëve të VV-së të cilët janë të zëshëm dhe në përgjegjësi të larta zyrtare. Natyrisht se ka mospajtime në LVV, po këto mospajtime nuk janë ndarje…. Nuk ka ndarje, por dorëheqje nga pozita të caktuara dhe jo dorëheqje nga anëtarësia  sepse pozita në anëtarësi do të thotë pajtim me programin e VV-së dhe ky program s’ka sesi të mos jetë i pajtueshëm për të gjithë sepse bashkë e kemi shkruar. Zgjidhja është pjesëmarrja aktive e jo dorëheqjet serike”, tha Kurti.

Kurti tha nuk është hakmarrës dhe as nuk mban inat ndaj atyre që mendojnë ndryshe, derisa theksoi se e ka vullnetin e hekurt, por jo dorën e hekurt.

Kurti: E kam vullnetin e hekurt, jo dorën e hekurt

“E kam vullnetin e hekurt, më nuk e kam dorën e hekurt.  Në platformën e prezantuar kam thënë se e dua një organizatë ku inkurajohet kritika dhe vetëkritika, poashtu një organizatë ku nuk duhet të ketë sharje ofendime,  abuzime nga ata që janë më lartë në  hierarki. Në VV nuk  jam as shef as pronar, sepse VV nuk është kuzhinë që të ketë shef, dhe as pronë që të ketë pronar. Nuk duhet asnjëherë që të më shohin si dikush që përdor dorë të hekurt ndaj dikujt tjetër. Ta keni parasysh se asnjë njeri i cili ka shkruar në Facebook, nuk më ka përfaqësuar mua dhe asnjëri nuk e kam dirigjuar dhe nuk e kam ndërmend ta dirigjojë”, tha i pari i VV-së.

Albin Kurti i është përgjigjur shkurt interesimit të gazetarëve lidhur me raportet me ish-sekretarin organizativ të VV-së Dardan Molliqaj, i cili kishte kërkuar nga Kurti që të mos garonte për kryetar.

Kurti për Molliqajn: Jemi të dy deputetë të të njëjtit GP

“Jemi të dy deputetë në Grupin Parlamentar të Lëvizjes”, tha Kurti.

Kurti ka shpjeguar se platforma e prezantuar nga ai për kryetar të VV-së nuk hyn në fuqi automatikisht, duke thënë se do trajtohen disa vërejtje dhe sugjerime që ka marrë nga anëtarët e VV-së.

Kurti: Do të trajtohen vërejtjet që kam marrë për platformën

Platforma që kam prezantuar nuk hyn në fuqi automatikisht. Kam marrur vërejtje dhe sugjerime nga anëtarët dhe ato duhet të trajtohen hapur dhe thellë në forumet tona. Pas mendimeve dhe opinioneve vijnë diskutimet dhe përballjet. Zotohem se do ti përmbahem statutit të VV-së, se do të punoj me dijen dhe mendjen me vullnetin dhe dashurinë që kam për Lëvizjen dhe Kosovën”, tha Kurti.

Ndër te tjera, Kurti ka mohuar raportimet se në Vetëvendosje e quajnë “babë” ose “komandant”, duke thënë s’jemi në luftë, jemi në paqe dhe se është vetëm kryetar i VV-së.

Kurti: E kam vullnetin e hekurt, por jo dorën e hekurt

Kryetari i Lëvizjes vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se dorëheqjet e fundit në këtë parti, nuk tregojnë se ka ndarje.

“Në Vetëvendosje nuk ka ndarje, ka disa dorëheqje të aktivistëve të cilët janë të zëshëm dhe me përgjegjësi të larta zyrtare. Mbajtja e zgjedhjeve të lira demokratike në VV është obligim statusor por edhe vullnet i organeve”, tha Kurti.

Kurti tha se e ka vullnetin e hekurt, por jo dorën e hekurt, duke theksuar se gjatë prezantimit të platformës së tij për kryetar të VV-së ka theksuar se është për një organizatë ku inkurajohet kritika.  Tha se nuk është as shef e as pronar i Vetëvendosjes.

“E kam vullnetin e hekurt, më nuk e kam dorën e hekurt.  Në platformën e prezantuar kam thënë se e dua një organizatë ku inkurajohet kritika dhe vetëkritika, poashtu një organizatë ku nuk duhet të ketë sharje ofendime,  abuzime nga ata e janë më lartë në  hierarki. Në VV nuk  jam as shef as pronar, sepse VV nuk është kuzhinë që ketë shef, dhe as pronë të ketë pronar. Nuk duhet asnjëherë  të më shohin si dikush që përdor dorë të hekurt ndaj dikujt tjetër.

Kryetari i VV-së është distancuar nga gjuha e përdorur nga disa aktivistë të VV-së ndaj të dorëhequrve  duke thënë se asnjëri nga ata nuk e përfaqëson Kurtin.

Ta keni parasysh se asnjë njeri i cili ka shkruar në Facebook, nuk më ka përfaqësuar mua dhe asnjëri nuk e kam dirigjuar dhe nuk e kam ndërmend ta dirigjojë”, tha Kurti.

Loading...