Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin e tij për çmimin e lartë të derivateve të naftës dhe për thatësinë që po mbretëron në vendin tonë, si pasojë e së cilës bujqit nuk kanë kryer të mbjellat vjeshtore.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar qeverinë e cila sipas tij nuk po investon në sektorin e bujqësisë. “Një shtet që e lë tokën e vet djerrë, nuk ka çfarë korr”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit:

“Që prej shpalljes së pavarsisë, nafta kurrë s’ka qenë më shtrejtë: 1 litër = 1 euro e 22 centë. Edhe më kaherë se kaq, nuk ka pasur këso thatësie në muajt tetor e nëntor. Shumë bujq sivjet nuk kanë mbjellë fare, kurse atyre që kanë mbjellë nuk po iu mbin fara. Shumë moti bujqësia kosovare s’ka qenë kaq dobët e importi kaq i lartë.

Sistemet e ujitjes janë me shumë defekte teknike dhe pa investime qeveritare. Arat pa ujë shiu prej qielli, janë edhe pa ujitje kanalesh tokësore. Sipër tyre, traktorë të rrallë e që të gjithë të vegjël. Fara e plehu edhe të shtrenjta edhe pa cilësi. Një shtet që e lë tokën e vet djerrë, nuk ka çfarë korr.

Sot po shtohen xhipat qeveritarë, që e kanë naftën e lirë ashtu siç duhet ta kishin traktorët e bujqve të cilët s’po kanë llogari të punojnë tokën. Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nesër, lirohet nafta për traktorët e bujqve që do ta punojnë tokën dhe hiqen xhipat e shtrenjtë, sepse popullit i duhet dhënë llogari” (sic), ka shkruar Kurti.

Loading...