Kurti: Sprejin ia drejtova kryeministrit për shkak të “Zajednicës”

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se sprejin lotsjellës ia ka drejtuar kryeministrit Isa Mustafa dhe Qeverisë për shkak të “Zajednicës”.

“Ia drejtova sprejin lotsjellës kryeministrit dhe Qeverisë për shkak se ata e kanë krijuar ‘Zajednicën’”, ka thënë Kurti për Reuters në Kuvend.

“Por, policia ishte në vendin e gabuar”, theksoi më tej ai, transmeton Koha.net.

Pasi ndërhyrjes së Kurtit, seanca e Kuvendit në sallën e përgjithshme u ndërpre për të vazhduar në sallën alternative ku pritet të votohet projektbuxheti 2016.

 

Loading...