Kusari-Lila thotë se deputetët s`kanë kredibilitet të flasin për ndotjen e ajrit

Deputetja nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se deputetëve iu ka humbur kredibiliteti për të folur për ndotjen e ajrit, pasi sipas saj edhe në kuvend pihet duhani.

Ajo në seancën e jashtëzakonshme parlamentare për gjendjen alarmante të ndotjes së ajrit ka theksuar se në ekzekutiv janë një mori masash që mund të merren pa pasur nevojë për seancë të jashtëzakonshme.

Kusari-Lila shtoi se kjo ndotje nuk po ndodh për shkak të faktorit klimatik, dhe sipas saj fajin më të madh për këtë ndotje e ka faktori njeri.

 

Loading...