Kush duhet ta sheh filmin?

Nga Ruzhdi Matoshi/

Një film me trajta idioteske dhe pa etik, fyes dhe fashizoid,kundër shqiptarëve ashtu siç din ta bëjnë logjika sllave,turp, turp ju qoftë.
Shqiptarët kanë përfaqësues në organet ekzekutive, Qeveria e Maqedonisë për tu njohur nga Brukseli dhe Washingtoni si e konsoliduar dhe vendimmarrëse për gjithë qytetarët e sajë,pjesë e sajë duhet të jenë dhe Shqiptarët.
Shtrohet pyetja kush duhet ta sheh filmin fashizoid?
Po të kisha mundësi do ti bëja bashkë Kryesinë qendrore të BDI-së, Deputet, Ministra e drejtore të mëdhenj e të vegjël dhe do të ua prezentoja nja 100 herë,ta shihnin e të ju vijë turp nga vetja dhe të binden se nuk janë duke mbrojtur qytetarin Shqiptarë të Maqedonisë.
Kështu mbrojtët shqiptarin edhe me enciklopedin, edhe me rastet e montuara ku shqiptaret dënohen me burg të përjetshëm,pa fakte, vetëm pse janë shqiptarë, i kthyet rastet e Hagës në mandatin 2002 – 2006 me Meri Mlladenovskën Ministre e Drejtësisë. Rastin e Sopotit e lejuat të zgjasë me vite sepse aty e pësuan shqiptarë të pafajshëm, e shumë e shumë raste tjera,mos të hymë në temat ekonomike sepse do të duhet të na shpërthej vaji nga mjerimi i shqiptarit të zakonshëm i cili për një kafshatë bukë merr rrugën e mërgimit, ju (BDI) po shpopulloni fshatra dhe qytete çdo ditë.
Unë si ish-luftëtarë jam i gatshëm të dëshmoj edhe para Zotit edhe para gjykatave ndërkombtëtare edhe para gjykatës së UÇK-së të dalë nga populli që nuk ka bërë asnjë krim edhe më të vogël, asnjëherë luftëtarët tanë nuk kanë bërë shkelje të ligjeve të luftës dhe në e vendosëm drejtësinë në vend si në Kosovë ashtu dhe në Maqedoni. Pse ky film tash? Forca anti-NATO-s dhe kundër perëndimit këto skenare i ruajnë si bomba me sahat me të vetmin qëllim të krijojnë trazira dhe situata të pa lakmueshme që dëmtojnë Shqiptarët si komb. Shpresoj se edhe këtë gënjeshtër dhe skenarë do ta kalojmë që armiqtë tanë ti lejmë me gishta në gojë.

*Autori eshte ish-luftetar i UÇK-së në Kosovë dhe MaqedoniKush duhet ta sheh filmin?

Loading...