Opinione

Kush e ka radhën?

ksh1

 

Shqiptarët që jetojnë, nën pushtimin e shtetit të IRJM-së, për 16 vite me radhë kanë harruar fjalën Liri, fjalë e ndaluar nga këta Korba të Zi, vrasin natën e të qajnë ditën, tjetër deklarojnë e tjetër çka veprojnë, nën vallen e njëjtë për 16 vite këta Korba të Zi. Shqiptarët ngado që ishin dhe sidomos, nga vendet që kishte pasur luftë, ashtu të pregaditur nga lufta, erdhën në shtetin e IRJM-së, ndihmuan vëllëzrit dhe motrat shqiptare, që jetonin nën pushtim me qëllimin ma fisnik dhe të natyrshëm, që edhe këta shqiptar/e të jetojnë të lirë në tokat e tyre autoktone.  Lufta në front falë Dëshmorve të Kombit, Invalidëve të Luftës, Luftarëve dhe kombit shqiptar në përgjethësi u fitua bindshëm. Për këto 16 vite mbas lufte, në shtetin e IRJM-së, kan qenë dy Parti Shqiptare në pushte, BDI-ja plot 14 vite dhe ende vazhdon të jetë në pushtet, si dhe PDSH-ja dy vite në pushtet.  Ajo çka dridhur zemrën dhe mendjen e Kombit janë: -Vrasjet e komandantëve ma të dalluar të luftës,  shkaku Tradhtia e bërë me kurtha dhe prita,  -Burgosjet, torturat dhe dënimet kapitale ,  kundër ushtarëve dhe komandantëve të caktuar,  -Shantazhimi i ushtarve dhe komandantëve,  me qëllim shpërnguljen e tyre nga tokat e tyre.  Duke qenë vetë i inkuadruar, në zhvillimet e luftës dijë personalisht se shumica e SHP i UÇK-re, në krye me komandantin e përgjithshëm z. Ali Ahmetin kanë qëndruar në qytetin e Prizrenit në Kosovë, kurse dihet mirëfilli se luftimet më të ashpra janë zhvilluar në rajonin e Karadakut, konkretisht nga komuna e Likovës deri në fshatin Haraçinë të Shkupit, në këtë rajon ishin shumë gjeneral që udhëhiqnin luftën me mjaft sukses, edhe pse ishin të sabotuar e shantazhuar,  nga hajnat e fondeve të luftës, të cilët në vend të furnizimit me armatim dhe gjëra përcjellëse për luftë, fondet avulloheshin nga matrapazët dhe hajnat, që ishin të caktuar nga SHP për logjistikë. Megjithë këto sabotime dhe shantazhe, popullsia vendore e pjesës të Kosovës, ndihmoi me armatimet e veta, për mos me lan luftën me dështue, kështu trimat dhe trimëreshat e fituan luftën.  Kam këto pyetje për z. Ali Ahmetin: -Pse nuk e fillove luftën në territoret e Kërçovës, Dibrës, Strugës,  Gostivarit kur dihet se furnizimi ka qenë më i lehtë, ndërsa popullsia është me shumicë, është shqiptare ? -A ke ndjenja shpirtërore, si je ndier, kur të vriten ish bashkëluftarët, udhëheqsit dhe komandantët ma të dalluar të UÇK-re, mbas nënshkrimit të MO-it, rasti i komandant Telit me shokë, . . . , Harun Aliu-Kushtrimi me shokë, . . .  deri te Rasti i Grupit të Kumanovës në Lagjen e Trimave e komandant Shqiponjës ? -Si ndjehesh kur burgosen, torturohen, gjykohen dhe dënohen edhe me burgime të përjetshme dhe burgime të rënda ushtarët dhe komandantët e tri ushtrive çlirimtare, menjëherë mbas përfundimit të luftës dhe deri te komandant Sokoli me shokë ? -A e ke Implementue MO-it, edhe mbas 16 vite 100 %, edhe pse Implementimi i saj ka qenë deri në vitin 2004.  -A të ka mbetur edhe ndonjë, ushtar dhe komandant të UÇK-re,  që duhesh me vra, burgosë apo me shantazhue me u largu ? -A je në dijeni se shqiptarët, që jetojnë nën pushtimin e IRJM-së,  as në kohën e Rankoviqit nuk kanë qenë ma keq, se sa që janë tash që ti dhe BDI-ja, jeni ne pushtet për 16 vite ? -BDI-ja ka pasur Ministrin e Drejtësisë dhe zv. Ministrin e MPB,  sa raste i keni zbuluar, rreth vrasjeve pas lufte, të ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-re, apo s’keni nevojë sepse populli i dinë se ju qëndroni mbrapa këtyre vrasjeve dhe burgosjeve ? Ju o Korba të Zi, në tokat e Iliridës të lara me gjak, nga keni shkuar keni hapur varre, për ushtarët dhe komandantët shqiptarë, keni burgosur në lule të rinisë,  djemtë që dhanë gjithçka nga vetja, që të jetojnë të Lirë dhe të theksojnë fjalën LIRI sa herë që duan. Ju keni lanë shumë fëmijë pa prindë, motra pa vëllezër, vëllaun pa vëlla, nënën pa djalë, babën pa krahun e tij, ky është surrati i juaj o Korba të Zi,  ju dhe partia juaj përveç pushtusit sllavo-maqedonas, keni instaluar edhe pushtuesin turk, në tokat e Iliridës. . .  Ikni e zhdukuni përgjithmonë, nga faqja e dheut, ju oj fara e keqe e kombit !

 

Milazim Berisha-Gjermani

To Top