Kush është gruaja e bukur, që ka përkthyes Edi Ramën?

Më në fund ajo ka pranuar që një libër i saj të përkthehet në shqip. Është fjala për Ornela Vorpsin dhe romanin “Udhëtim përreth nënës”, të cilin Kryeministri Rama, do ta sjellë në shqip të përkthyer nga frëngjishtja. Por cila është shkrimtarja që Rama zgjodhi të përkthejë, ndoshta duke sfiduar edhe veten në këtë zhanër të ri artistik?

Origjina e saj është shqiptare. E lindur dhe e rritur në Shqipëri. Por duket se ky nuk është një argument për të cilin Ornela Vorpsi pëlqen të flasë me shumë dëshirë.

“Është vendi i kujtimeve të mia të fëmijërisë, por edhe një vend armiqësor”, është shprehur ajo një intervistë për Mary Maistrello, disa vite më parë, duke ju referuar jetës në Shqipëri dhe arratisjes prej saj për shkak të dënimit politik të të atit.

Megjithatë, ajo nuk e mohon. E lindur dhe e rritur në Tiranë, pas përfundimit të gjimnazit “Partizani”, Ornela Vorpsi, ndoqi studimet e larta në Institutin e atëhershëm të Arteve për pikturë.

Ajo ishte vajza e bukur e viteve ‘80, ashtu siç qëndron edhe sot një grua e bukur. Por që vetë nuk e pranon. “Unë nuk jam e bukur, nëna ime është”, ka treguar në intervistën e atëhershme, duke e konsideruar bukurinë si shqetësuese.

Megjithatë, në artikullin e saj, Maistrello nuk harron të përmendë një fakt: “Teksa vjen në kafenenë parisiane ku kanë lënë takimin, Ornela tërheq mbi vetë gjithë vështrimet e kalimtarëve”.

Sidoqoftë, vajza e dikurshme shqiptare, që tashmë është një zonjë dhe nënë e një vajze nuk e ka patur të lehtë rrugën deri në Paris. Por është e bindur të qëndrojë aty.

Nuk vjen shpesh në Shqipëri, por kur vjen arrin të jetë në vëmendjen e mediave, jo thjesht dhe vetëm si Ornela, por edhe si motra e Laurës.

Fillimisht nga Shqipëria ajo u largua në Itali, bashkë me të ëmën, ku kreu Akademinë e Arteve të Bukura në Milano. Në moshën 28-vjeçare botoi librin e saj të parë me titull “Il paese dove non si muore mai”, në frëngjisht dhe italisht, por dedikuar Shqipërisë.

Ndërkohë si një artiste e dhënë pas të bukurës, ajo vijon t’i japë kohë pikturës dhe fotografisë, vecanërisht pas largimit nga Italia drejt Francës, në vitin 1997. Ka hapur disa ekspozita kudo neper Europe, ka botuar disa libra të përkthyer në 18 gjuhë të botës, por asnjë në shqip. “Udhëtim përreth nënës”, do të jetë i pari.

Loading...