​Hiti i titulluar ‘Karma’ u dëgjua ndërkombëtarisht dhe kjo është vërtetuar në disa postime të një pas njëshme që ka ndarë kantautori Mumajesi dhe djemtë e ‘Three Dots’ në rrjetet sociale .
Një nga këto vende është edhe Spanja mesa duket, ku dy balerina të talentuara kanë zgjedhur pikërisht këtë këngë për të krijuar një koreografi, duke përmendur edhe emrin e artistit, me theks spanjoll.

Një gjë e tillë sigurisht e ka gëzuar së tepërmi kantautorin e njohur, i cili e ka postuar videon në Instagram.

“Se si ma thotë emrin!”-ka shkruar Flori në përshkrimin e videos, krahas simbolit të një fytyre me sytë në formë zemrash.

Loading...