Kush është Xhaviti Haliti? Ish-komunisti që ndodhet në dosjet e FBI

Njeriu më i përfolur për momentin është nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.
Anton Quni tha se kolonel Ahmet Krasniqi ia kishte dhënë Halitit një shumë prej 7 milionë markash. Më pas, ai u implikua në tregtinë me çertifikata të veteranëve, nga përgjimet që kishte siguruar Eulexi. Por, të dyja këto ai i mohoi siç kishte mohuar në vazhdimësi të gjitha akuzat që iu kishin bërë.
Haliti është ndër njerëzit më të paprekshëm në PDK, dhe në vazhdimësi ka qenë në një pozicion të afërt me majën e partisë. Aktiviteti i tij i paraluftës nuk është aq i njohur megjithëse dihet që ka qenë pjesë e Frontit të Rezistencës, një grup komunist që përkrahte grupet guerile në Kosovë me armë.

Më 1987, ai është bërë pjesë e Lëvizjes Popullore të Kosovës [LPK], një grup komunisto-nacionalist, që mbledhte fonde për krijimin e grupeve guerile në Kosovë.
Ai ishte pjesë e UÇK-së, dhe mori pjesë si delegat në delegacionin e Kosovës në Rambouillet.
Më vonë, ai u bë pjesë e Partisë së Progresit për Kosovën, që më vonë ndërroi emër duke u quajtur Partia Demokratike e Kosovës. Në janar të vitit 2011, gazeta e njohur amerikane Guardian tregoi dokumente të NATO-s që e identifikonin Halitin dhe Thaçin si njerëzit që kontrollonin mafian shqiptare.
Për Halitin thuhet se dosje ka edhe FBI edhe MI5.

Loading...