Deri tani nuk po dihet se si ka rrjedhur që emërtimi ILINDEN – ILINDENASE të përfundojë si
ILINDITASE dhe kush e ka përcaktuar këtë si propozim në kuadër të propozimit të ri të emrit
REPUBLIKA ILINDITASE E MAQEDONISË, shkruan INA.
Ai që foli se janë konsultuar gjuhëtar është deputeti i BDI-së, Artan Grubi, që është ndër të parët që
pas kryeministrit Zoran Zaev lansoi këtë emërtim të shkruar që nxiti habi dhe debate.
“Emërtimi në maqedonisht është Republika Ilindenska Makedonija, Republic of Ilinden Macedonia në
anglisht, kurse në shqip për arsye se kjo fjalë nuk ekziston, shqiprimi pas konsultimit me shumë
gjuhëtar i bie që emri i ri i shtetit të jetë Republika Ilinditase e Maqedonisë. Është një fjalë e re që
futet në fjalorin shqip, por duhet të them që është një propozim i dakorduar mdis dyja palëve.”,
theksoi për Klan Kosova, Artan Grubi, deputeti dhe shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Por deri tani nuk kanë folur profesorë të katedrave të gjuhës shqipe të Universitetit të Tetovës apo
edhe universiteteve tjera, informon INA.
Në debatet e para, profesorë të njohur të gjuhës dhe historisë kanë shprehur habi për këtë propozim
sidomos për fjalën ILINDITASE, që sipas tyre nuk korrespodent as me përkthimin e Ilindenit dhe as
me ndonjë emërtim që ka të bëjë me gjuhën shqipe. (INA)

Loading...