Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxjerrë një listë me emrat e bizneseve dhe figurave politike të Rusisë. Gjithashtu ka filluar edhe zbatimi i Ligjit të dalë nga Kongresi që dënon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje.
Raporti i Thesarit të SHBA’së renditi çdo anëtar të lartë të administratës politike në Kremlin dhe çdo oligark rus me përfitime në vlerë neto prej 1 miliard dollarë amerikanë ose më shumë.

Lista përfshin:

114 figura të larta politike me lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, duke përfshirë zëdhënësin e tij kryesor, Dimitri Peskov; ministrin e Jashtëm, Sergej Lavrov; dhe kryeministrin Dimitri Medvedev.

96 oligarkë, me pasuri prej 1 miliardë dollarësh ose më shumë, përfshirë edhe prodhuesin e dytë më të madh të aluminit në Rusi, Oleg Deripaska; pronarin e klubit të Chelsea, Roman Abramovich; si dhe Alisher Usmanov, shkruan CNN.

Disa nga këta persona janë tashmë pjesë e sanksioneve të SHBA’së. Mirëpo, raporti i nxjerrë nga Thesari thotë se kjo listë nuk është listë e sanksioneve.

Thesari tha se lista ishte “bazuar në kritere objektive të nxjerra nga burime të disponueshme në publik”.

Emrat e oligarkëve përputheshin saktësisht me një listë prej 96 miliarderësh rusë të përpiluar nga revista Forbes vitin e kaluar, raporton CNN.

Loading...