Është konfirmuar deri më tani për rreth 130 persona të vrarë gjatë sulmeve të së premtes mbrëma në Paris.

Ky numër ka gjasë të rritet duke pasur parasysh se rreth 100 nga më shumë se 350 të plagosurit, janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Ende nuk është bërë identifikimi i të gjitha viktimave por një pjesë e tyre janë identifikuar.

Pos autoriteteve franceze, konfirmimi për disa të vrarë është bërë edhe nga familjarët dhe miqtë e të vrarëve përmes rrjeteve sociale.

Zëri, bazuar në të dhënat e mediave franceze në veçanti e mediave të huaja në përgjithësi, iu sjell detajet për viktimat dhe veprimtarinë e tyre para se të vriteshin në sulmet e 13 nëntorit në Paris, përgjegjësinë për të cilat e ka marrë i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Amerikanja Nohemi Gonzales

Image

Studentja amerikane nga Universiteti Shtetëror i Kalifornisë, Nohemi Gonzalez, 23 vjeçare, është vrarë gjatë sulmeve në Paris.

Ajo po e kalonte një semestër në një shkollë të dizajnit në Paris.

Meksikanja Michelle Gil Jaimes

Gruaja meksikane Michelle Gil Jaimes është identifikuar si njëra nga viktimat e sulmeve në Paris.

Sipas mediave meksikane, ajo kishte fituar në një konkurs bukurie në komunën e Tuxpan dhe është vajza e Pedro Gil, një sipërmarrës lokal.

Francezi Guillaume B. Decherf

Image

Guillaume Decherf ishte një gazetar që po shkruante rreth muzikës në reviztën franceze Les inRocks. Ai kësaj reviste i ishte bashkuar në 2008-ten dhe kishte shkruar kryesisht për muzikën metal dhe atë rok.

Decherf është vrarë teksa po ndiqte koncertin e rok-bendit amerikan në sallën e koncerteve.

Guillaume B. Decherf ka lënë pas vetes dy vajza.

Francezi Valentin Ribet

Image

26-vjeçari Valentin Ribet kishte diplomuar në London School of Economics në vitin 2014 në drejtimin E drejta ndërkombëtare biznesore.

“Me këtë lajm, zemrat tona janë të mbushura me trishtim”, ka thënë universiteti përmes një komunikate të lëshuar.

Si jurist ai po punonte për firmat Hogan dhe Lovells. Punëdhënësit e kanë cilësuar atë si avokat të talentuar, të afërt dhe person me personalitet të mrekullueshëm

 

Britaniku Nick Alexander

Image

36 vjeçari Nick Alexander ka punuar si furnizues i mallrave për bende të ndryshme duke përfshirë edhe Eagle Death Metal të cilët po performonin të premten mbrëma në Paris.

Ai në sallën Bataclan ishte së bashku me miken e tij Helen Wilson.

Image

Helen i ka thënë agjencisë Telegraph se ai u qëllua para saj.

Helen ka marrë plagë në këmbë dhe po shërohet në spital.

Familja e Alexander e ka konfirmuar vdekjen e djalit ndërsa miqtë e tij të industrisë së muzikës nga tërë bota, kanë shpërndarë mesazhe pikëllimi.

Francezja Djamila Houd

41 vjeçarja Djamila Houd ishte në kopshtin e një kafeneje kur ajo është vrarë, ka raportuar L’Echo Républicain.

Ajo ishte me origjinë nga qyteti verior Dreux.

Ajo ka lënë pas vetes një familje të madhe duke përfshirë nënën dhe motrat e saj.

Francezja Asta Diakite

Image

Diakite është në mesin e të vrarëve. Kusheriri e saj, Lassana Diarra, përmes Tëitterit e ka konfirmuar vdekjen e saj.

Ai shkroi se Asta ishte si një motër e tij nga e cila çdo herë kishte gjetur mbështetje.

Ai bëri thirrje për unitet kundër “tmerrit që nuk njeh ngjyrën dhe fenë”.

Francezi Thomas Ayad

Image

Thomas Ayad ishte 32 vjeçar i cili po punonte për Mercury Music në kuadër të Universal Music Group.

Ai ishte anëtar i një grupi amator të hokejit.

Klubi ka bërë të ditur se do të mblidhen për tu lutur për të.

Marokeni Mohamed Amine Benmbarek

Image

Bazuar në faqen e tij në Facebook, Benmbarek ishte adhurues i dyshes komike Les Inqualifiables. Ai madje kishte shpërndarë disa video nga shfaqjet e tyre.

Image

Një kushëri i tij, Akram Benmbarek, ka shkruar në Facebook se Mohamed ishte martuar kohëve të fundit dhe se gruaja e tij është në gjendje kritike pas sulmeve.

Francezja Lola Salines

Image

Familjarët e saj e kanë konfirmuar vdekjen e Lola Salines. Ajo ishte pjesë e një ekipi të rollerëve (patina me rrota).

Ekipi i saj La Boucherie de Paris thanë se janë të shokuar.

Lola Salines u vra në sallën e koncerteve Bataclan ku ishte së bashku me shoqen e ekipit, Julie Gallerne, e cila ka mbetur e plagosur.

Francezi Fabrice Dubois

Agjencia e reklamave Publicis Conseil ka njoftuar se Dubois ka vdekur mbrëmjen e së premtes.

Ai ka lënë pas vetes gruan dhe fëmijët e tij si dhe kolegët në kompaninë e marketingut të cilët iu janë bashkuar familjarëve në këto ditë pikëllimi.

“Do të na mungosh”, kanë thënë kolegët e tij

Francezi François-Xavier Prévost 

Image

Prevost, 29 vjeçar, ka vdekur gjatë sulmeve në sallën e koncertit në Bataclan ku ai së bashku me miqtë e tij po e ndiqte performancën e bendit amerikan.

Ai po jetonte në Paris ndërsa po punonte si udhëheqës i një kompanie për këshillim të mediave lokale.

Ai me origjinë ishte nga Lambersart.

Francezja Elodie Breuil

Image

Vëllai i Elodie, Alexis, i ka thënë revistës Time se motra e tij 23 vjeçare kishte studiuar për dizajn në Ecole de Conde në Paris.

Ai ka treguar se motra e tij së bashku me të ëmën kishin marshuar gjatë muajit Janar në Paris, pas sulmeve terroriste në revistën Charlie Hebdo.

Alexis ka treguar se motra e tij kishte shkuar për ta shikuar bendin amerikan në koncert, së bashku me miqtë e saj.

Kiliania Elsa Delplace

Image

Elsa kishte shkuar në koncertin Bataclan së bashku me nënën e saj. Të dyja femrat janë shtetase të Kilit por Elsa po jetonte në Paris. Ajo ishte bashkëthemeluese e kompanisë Pro’Creative. Një mik i saj ka thënë se ajo e ka një djalë 6 vjeçar.

Kilianja Patricia San Martin

Patricia, 55 vjeçare, është nëna e Elsa Delplace. Ajo ishte vrarë së bashku me të bijën gjatë koncertit.

Kiliani Luis Felipe Zschoche Valle

Image

Zschoche Valle, 35 vje135ar, ishte një muzikant i cili po jetonte për tetë vite në Paris, ka bërë me dije La Tercera.

Image

Gazeta ka bërë me dije se ai ishte në koncertin në Bataclan së bashku me gruan e tij e cila është franceze.

Ai ishte kitarist dhe anëtar i bendit Captain Americano.

Spanjolli Juan Alberto González Garrido

Image

González Garrido, 29 vjeçar, ishte në koncertin në Bataclan së bashku me bashkëshorten e tij në momentin që ka ndodhur sulmi, ka bërë me dije El Diarioreported.

Ai ishte inxhinier i elektros dhe po punonte në Paris.

Francezi Cedric Mauduit

Mauduit ishte drejtor i një departamenti në organizatën lokale qeveritare Calvados. Ai në momentin që u vra po e ndiqte koncertin së bashku me miqtë e tij.

Ai do të mbahet mend si një punonjës i afërt me qeverinë dhe do të kujtohet për cilësitë e tij, ka bërë me dije punëdhënësi i tij.

Francezi Mathieu HocheImage

Hoche ishte në koncert në Bataclan në momentin që është vrarë.

Ai po punonte si kameraman në sektorin e lajmeve në France24.

Ai ka lënë pas vetes një djalë 6 vjeç.

Portugezi Manuel Dias

Dias, 63 vjeç ishte një vozitës i autobusit të turistëve.

Ai ishte në afërsi të studionit në natën që është vrarë.

Ai në kompaninë e autobusëve kishte punuar për 20 vite.

Ai ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Francezi Quentin Boulenger

Image
Boulenger, 29 vjeç, është me prejardhje nga qyteti Reims por viteve të fundit ka jetuar në Paris. Ai ishte në sallën e koncerteve në Bataclan në momentin që është vrarë.

Tunizianet Halima Saadi dhe Houda Saadi

Image

Dy motrat ishin në restorant duke e festuar ditëlindjen e një miku kur sulmet e terroristëve kanë filluar ka njoftuar radio Bizerte.

Halima 34 vjeçe ka ndërruar jetë në vend ndërsa Houda, 33 vjeçare, ka vdekur si rezultat i plagëve të marra.

Vëllai i tyre kishte qenë së bashku me motrat në darkë por ai ka shpëtuar.

Ata po jetonin në Francë ndërsa prindërit i kanë në qytetin e tyre të Lindjes në Tunizi.

Francezja Aurélie de Peretti

Image

33 vjeqarja është rritur në Saint Tropez por kishte shkuar në Paris që ta kalonte vikendin me miqtë.

Motra e saj, Delphine, i ka thënë Time se de Peretti e adhuronte muzikën dhe mezi nuk ka pritur ta shikonte performancën në Paris.

Francezja Marie Lausch

Image

Lausch kohëve të fundit ishte zhvendosur dhe po jetonte në Paris së bashku me të dashurin e saj, Mathias Dymarski, ka bërë me dije Le Republican Lorrain.

Qifti kishte shkuar në koncertin në Bataclan.

Sipas faqes së saj në Facebook, ajo po punonte në një kompani të produkteve të bukurisë.

Francezi Mathias Dymarski

Image

Bazuar në të dhënat e tij në Facebook, Dymarski ishte adhurues i biçikletës BMX dhe në fotografitë e shpërndara nga ai, shihet ta ketë shëtitur tërë Evropën.

Ai ishte në koncertin në Bataclan së bashku me të dashurën e tij, Marie Lausch.

Belgët Milko Jozic dhe Elif Dogan

Image

Çifti ishte zhvendosur dhe po jetonte në Paris tash e sa muaj.

Ata po jetonin në lagjen e njëjtë ku gjendet edhe salla e koncertit Bataclan.

Algjeriani Kheireddine Sahbi

Image

29 vjeçari Sahbi ishte violinist dhe po jetonte në Paris ku edhe po studionte muzikën, ka njoftuar agjencia Chouf Chouf.

Shërbimi i shtypit algjerian ka njoftuar se një shtetas algjerian është vrarë gjatë sulmeve në Paris.

Francezi Maxime Bouffard

Image

Bouffard, 26 vjeçar ishte një drejtor filmi i rritur në Dordogne, ka bërë me dije France Bleu.

Ai tash e disa vjet po jetonte në Paris ndërsa të premten ka marrë pjesë në koncertin në Bataclan.

Ai ka lënë pas prindërit dhe motrën e tij.

Romunët Ionut Ciprian Calciu dhe Mariana Lacramioara Pop

Qifti, që të dytë nga Rumania, ishin takuar në Francë. Ata ishin në tarracën e kafenesë kur ka ndodhur sulmi nga një makinë në lëvizje.

Miqtë nga Rumania kanë bërë me dije përmes rrjeteve sociale se ai ishte 32 vjeç ndërsa ajo 29.

Qifti së bashku e kanë një djalë ndërsa ajo e ka lënë pas vetes edhe një vajzë që kishte.

Francezi Nicolas Classeau

Image

Classeau ishte drejtor i Institutit Universitar të Teknologjisë në Marne-la-Vallee.

Kjo është bërë me dije nga kolegët dhe ish-studentët e tij.

Ai ishte në koncert në kohën kur ka ndodhur sulmi dhe është vrarë.

Francezi Germain Ferey

Image

Ferey 36 vjeç, së bashku me të dashurën e tij ishin në sallën e koncertit në natën kur është vrarë. Ai po jetonte në Paris ku po punonte si ilustrues audio-vizuel.

Francezi Manu Perez

Image

Perez po punonte në marketing dhe në industrinë e muzikës përfshirë disa vite në Universal Music Group. Ai ishte pjesë e koncertit në Bataclan së bashku me të dashurën e tij. Para se të fillonte koncerti, ai e kishte postuar një fotografi të tiketave.

Thomas Ayad, një ish-bashkëpunëtor i tij, njashtu është vrarë të premten.

Francezja Précilia Correia

Image

Një anëtar i familjes e ka konfirmuar se Precilia ka vdekur gjatë koncertit në Bataclan së bashku me të dashurin e tij, Manu Perez.

Francezi Quentin Mourier

Image

Mourier, 29 vjeçar, ishte një arkitekt në Atelier Grand Paris dhe ishte i njohur për kompaninë e tij bujqësore në Francë. Zyra ku po punonte ai në projektin Vergers Urbains e ka bërë me dije vdekjen e tij në Bataclan.

Francezi Pierro Innocenti

Image

40 vjeçari Innocenti, sipas Le Parisien, ishte bashkëthemelues i restorantit Italian Chez Livio.

Vëllai i gjyshit të tij e kishte hapur këtë restorant në 1964-ten dhe kishte pasur mysafir me nam si Bridgite Bardot, Nicolas Sarkozy dhe Zlatan Ibrahimovic.

Image

Ai ishte në koncertin e Eagles of Death Metal në Bataclan të premten mbrëma dhe një fotografi të sallës para se të ndodhte sulmi, ai e kishte publikuar në Facebook.

Francezja Fanny Minot

Image

Minot ishte redaktore në Canal + dhe në momentin e vrasjes ishte në koncertin në Bataclan.

Hugo Clement of Le Petit Journal ka njoftuar për vdekjen e saj duke thënë në Tëitter se ajo ishte adhuruese e muzikës rok.

Francezët Anne and Pierre Yves Guyomard

Image

Anne dhe Pierre ishin në koncertin në Bataclan në natën kur ka ngjarë sulmi. Kjo është bërë me dije përmes Fabecook nga një mike e Anne e quajtur Marc Van-damme.

Sipas Van Damme, Anne ishte një shoqe shumë e mirë.

Italianja Valeria Solesin

Solesin, 28 vjeçare, ishte pjesë e koncertit të Eagles of Death Metal në Bataclan së bashku me të dashurin e saj. Një zyrtar Italian në Francë e ka konfirmuar vdekjen e saj për agjencinë e lajmeve Asspciated Press.

Valeria, nëna e Luciana Milanij i ka thënë AP-së se vajza e saj ishte një “person i mrekullueshëm”.

Vajza me prejardhje nga Venecia e Italisë ishte doktorante në universitetin e Sorbonës në Paris dhe po jetonte në këtë qytet tash e gjashtë vite

Romain Dunay

Image

Teksa e kanë kujtuar përmes rrjetit Facebook, miqtë e tij i kanë thurur fjalët më të mira për muzikantin.

Francezi Romian Didier

Image

Didier jetonte në Paris dhe sipas faqes së tij në Facebook, ai ishte me prejardhje nga Sancerre.

Një ekip amator i ragbit ka postuar në Facebook lutjet për bashkëlojtarin e tyre duke thënë se “është vështirë të themi që ne asnjëherë më nuk do të zgjohemi me buzëqeshjen tënde.

Francezja Claire Camax

Image

35 vjeçarja Camax, sipas Liberation, ishte nënë e dy fëmijëve dhe po jetonte në Paris

Francezi Christophe Lelluche

Image

Christophe ishte njëri nga kompozitorët e filmit Yung Forever, film i drejtuar nga Jean-Sébastien Lòpez.

Përmes një postimi në Facebook, Lopez ka kujtuar bisedën e fundit telefonike me Christophe duke thënë se me muzikën e tij, ai ka hyrë thellë ne zemrat e të tjerëve.

Francezi Alban Denuit

Image

Denuit, 32 vjeç, të premten mbrëma ishte në koncertin e Eagles of Death Metal së bashku me të dashurën e tij.

Ai ishte student për artet vizuale në Universitetin Bordeaux-Montaigne

Francezi Thomas Duperron

Image

Duperron po jetonte në Paris derisa me origjinë ishte nga Alencon. Kjo bëhet me dije në faqen e tij në Facebook. Të premten mbrëma në faqen e tij, para se të vritej, ai i ka postuar disa fotografi nga koncerti në Bataclan.

Matthieu Giroud

Image

Giroud, 39 vjeçar, mbrëmjen e së premtes ishte në Bataclan.

Gazeta Dauphiné Libéré ka bërë me dije se Giroud është baba i një fëmije tre vjeçar dhe gruaja e tij është shtatzënë.

Ai ishte ligjërues i gjeografisë në Universitetin Paris-Est Marne-la-Vallée. /ZËRI/

Loading...