Lindja e Besës!
Sinonimi “BESA” është i lashtë në traditën shqiptare. Kjo gjithmonë ka identifikuar dhe dalluar shqiptarët nga të tjerët. Kjo traditë, për t’u bartur, përshtatur apo etabluar si ide dhe koncept politik i shqiptarëve në Maqedoni, është dashur që të bëhet nga ideologë të cilët e dijnë hollësisht këtë ide dhe mund ta bartin me vete. Pastaj kjo ide është shkruar në letër, është hulumtuar dhe diku ka viti 2014 filloi të realizohet me disa aktivitete në Maqedoni, siç ishte rasti i shpërndarjes së broshurave më 19 Qershor 2014, ku edhe pse Besa ende nuk ishte shfaqur zyrtarisht në skenë politike në Maqedoni, reagoi kundër votimit të Qeverisë nga ana e Parlamentit të atëhershëm.
Më vonë, pas shumë pregatitjeve formale, kjo ide duheshte që të shfaqet edhe publikisht, ku në ditën e Alfabetit shqip, më 22 Nëntor 2014 për herë të parë në skenën politike shqiptare u shfaq shpresa e shqiptarëve të Maqedonisë “Lëvizja BESA”. Kjo shfaqje u paraqit si një festë e ngazëllueshme për shqiptarët e Maqedonisë. Thënë troç, shqiptarët në Maqedoni, me Besën rilindën përsëri!

Instalimi i idesë dhe vizionit të Besës
Çdo ide në vete ngërthen një vizion për të ardhmen. Që nënkupton të mirën, të drejtën, të vërtetën dhe të lavdishmen. Mbi të gjitha nënkupton vizionin për qytetarinë e civilizuar.
Ky vizion, ishte konsultuar me shumë akademikë dhe intelektualë në të gjjtha trojet shqiptare në Ballkan. Këtë eliksir të shtrenjtë politik duheshte që ta bartin dhe implementojnë intelektualë dhe vizionarë të ngajshëm edhe në Maqedoni. Pa njerëz të librit nuk bëhej dot kjo! Dhe ashtu ndodhi. Njerëzit e fuqishëm të librit dhe dijes, biznesmenë, studentë, arsimtarë dhe prindër si dhe të tjerë të rinj u ftuan që t’i bashkohen kësaj ideje vizionare për shqiptarët e Maqedonisë. Ndër këta persona radhitej edhe Bilall Kasami edhepse ai ishte jashta këtij procesi dhe ideje. Me qëllim të përfshirjes të sa më shumë gjeneratave, iniciatorët e kësaj Lëvizje, iu bënë ftesë edhe shumë tjerëve si z.Kasami. Mirëpo, Kasami nuk ishte ideatorë i Lëvizjes BESA. Ai thejsht pati fatin, (sepse konsiderohej me eksperience në partitë e mëparshme) që t’i prijë këtij procesi edhepse kurrë nuk e kuptoi idenë dhe frymën e Besës. Ai të vetmen gjë që kuptonte ishte hyrja në Qeveri dhe marrja e disa posteve qeveritare. Kaq! Ky profil i politikanit e dëmtonte frymën e autonome dhe autentike të Besës, ende më keq kur ky ishte i pari i Besës. Gjithsesi se Besa ndër synimet kryesore e ka edhe pushtetin dhe shërbimin ndaj qytetarëve, mirëpo, jo atë pushtet të papushtetshëm dhe përbuzës që njihej te qeverisja e mëparshme me shqiptarët.

Pse u krijuan dallimet brenda Besës?
Besa është ndryshe! Besa është e lindur nga një frymë intelektuale, e çiltër, me përkufizimin autonome, autentike dhe autoktone. Kjo është Besa që nuk e kuptonte z.Kasami, i cili si i tillë nuk arriti kurrë t’ia shpjegojë këtë opinionit. Përkufizimi i tij për politikën dhe profili i tij si politikan gjithmonë ka qenë angazhimi i disa ‘bodyguard’-ve që duhej të të qëndrojnë afër, posedimi i disa veturave të blinduar e me xhama të zi, disa poste qeveritare si dhe sigurimi i disa tenderëve për rrethin e afërt. Kjo ishte arsyeja e ndarjes së bindjeve brenda Besës. Nuk duhet harruar se për këtë dështim, rol të rëndësishëm ka luajtur edhe Adnan Azizi (nga Llërca) i cili e morri në qafë jo vetëm Kasamin por edhe shumë të tjerë.
Pas kësaj pra, humbi ideja dhe vizioni “Për një jetë të re” te shqiptarët e Maqedonisë. Nga vizioni “Për një jetë të re” Kasami bashkë me inatet dhe kapriçot e tij personale dhe të Adnan Azizit arritën që të ndajnë Besën në dy pjesë duke ua vrarë shpresën të gjithë atyre 60.000 votuesve të flaktë.
Pse e themi këtë, sepse Kasami është i rethuar nga njerëz ekstremistë të cilët nuk mund të bartin idenë e Besës por vetëm shfaqen e muskujve dhe arrogancës.
Adnan Azizi përshembull njihet si student shumë i dobët duke diplomuar vetëm para pak vitesh. Poashtu ndikim tek bindjet e Kasamit ka edhe Sedat Sulejmani nga Tetova, i cili poashtu memzi kalonte vitin në medresenë Isa Beu në Shkup.

Pra, nga kjo mund të konkludojmë se Besa është e ndarë në dy grupe, njëri grup shfaq arrogancë, radikalizëm dhe forcë kurse grupi tjetër shfaq maturi, urtësi e sidomos idenë vizionare të Besës.

Pse i pengonte Besa e bashkuar Kasamit dhe Azizit?
Sdo mend se Lëvizja BESA iu pengonte vetëm BDI-së dhe armiqëve të shqiptarëve. Kjo Lëvizje që në paraqitjet e para, ishte shumë e fuqishme dhe dinamike. Pas vetëm dy viteve në skenën politike, arriti që në zgjedhjet Parlamentare t’i fitojë 5 deputetë. Ishte pandalshme dhe në ritje të vazhdueshme. Kjo forcë e re politike që ia prishte pazaret politike BDI-së dhe shumë të tjerëve, duhej të ndalohej me çdo kusht. Kjo nuk bëhej dot, pa z.Kasamin, i cili edhe sot dyshohet se përse u largua në mënyrë msterioze nga BDI. Menjëherë pas kësaj përçarje, u shfaq në foto afër Ali Ahmetit dhe i ftuar në Kabinetin Qeveritar. Mirëpo një gjë duhet ditur sigurt, se Kasami këtë përçarje nuk e bën kurrë, pa ndonjë çmim apo shpërblim. Të gjithë njerëzit që e njohin, e dijnë se ai familjarisht është shumë i dhënë pas posteve dhe intereseve materiale. Duke e pasur parasysh këtë, shpërblimi i tij së shpejti do t’i shfaq këmbët dhe do ta mësojë i gjithë opinioni. Kasami, arriti ta përçajë Besën, arriti edhe ti thyej zemrat e shumë Besatarëve, por nuk arriti kurrë që të bëhet Lider i tyre. Nuk dijti kurrë që t’i bashkojë ata. Ai siç duket, do të ngelë përsëri me gishtat në gojë, sikur në kohën kur u largua nga BDI.
Kasami nga frika e konkurencës dhe llogaridhënies, filloi të shfaq arogancë brenda partisë duke treguar muskujt përballë themeluesve dhe atyre që e votuan deri dje. Kjo arrogancë morri përmasa serioze, duke u shfaqur në mënyrë të pakontrolluar e duke mos kursyer asgjë dhe askend. U pa qartë, se ky person kurrë nuk e ka bartur idenë e Besës, e as që e ka kuptuar ndonjëherë.

Cili grup brenda Besës, e ka fajin?
Që të dihet kjo, sëpari duhet të njihemi me dy persona qê shkaktuan këtë ndarje, njëri është Bilall Kasami e tjetri Adnan Azizi. Kush janë këta persona?
z.Kasami me prejardhje është nga fsh.Llërcë e Tetovës. Poashtu edhe Adnan Azizi. Ky i fundit, çdoherë ka krijuar tensione brenda fshatit, në kohën kur ushtronte detyrën si imam i fshatit, duke i ftuar njerëzit që ta votojnë BDI-në.
T’i kthehemi Kasamit. Ai karrierën politike e filloi qysh ka fundi i viteve të ’90-ta, kur filloi të punojë si doganierë duke qenë anëtarë i PDSh-së, pastaj më vonë duke u lëpirë arriti që të bëhet pjesëtar i BDI-së (ku më vonë u përjashtua nga kjo parti, për shkak të problemeve dhe përçarjeve që i shkaktonte kësaj partie) e më vonë iu ngjit edhe Demokracisë së Re të Imer Selmanit duke bërë lloj-lloj lojërash e ngarëresash brenda partiake, që në fund të detyrojë kryetarin DR-së z.Imer Selmani, që Kasamin bashkë me Adnan Azizin t’i përjashtojë nga partia e tij. Të dy këta persona, të cilët vijnë nga fshati i njëjtë, çdoherë kanë mbjellë urrejtje dhe përçarje si brenda fshatarëve poashtu edhe brenda partive politike ku ata kanë marrë pjesë. Këtë e dijnë hollësisht ata që njihen mes vete dhe vijnë nga ai vend. Adnan Azizi, dikur luftoi për PDSh-në, pastaj hidhëroi shumë bashkfshatarë kur i ftonte me Kur’an prej në Hutbe që ta përkrahin BDI-në, duke i quajtur xhematin e tij “qafira” nëse nuk e votojnë BDI-në, e më vonë u aktivizua si anëtarë i Kryesisë së DR-së së Imer Selmanit ku edhe u përjashtua, pastaj i involvuar në zgjedhjet lokale edhe me RDK-në e Rufi Osmanit kurse sot (derisa nuk ka dalë ndonjë parti e re) u involvu edhe në Lëvizjen BESA duke bërë çmos që – më në fund – të përçajë edhe këtë parti politike dhe shpresë vetme tek shqiptarët e Maqedonisë.

Pra, që secili Besatar ta ketë të qartë se pse erdhi deri te kjo ndarje dhe kush e solli këtë përçarje tek Besa, duhet ta dijë se ata janë Bilall Kasami dhe Adnan Azizi.
Bilall Kasami u përjashtua apo ndroi 4 parti politike (PDSh, BDI, DR dhe BESA)
Adnan Azizi (PDSh, BDI, DR, RDK dhe BESA).
Kjo është e mjaftueshme për ta parë se kush e pati fajin. E ka obligim çdo Besatar ta dijë këtë./RrugaDrejt

Loading...