Të shtunën, ora 15:00 në sallën e Ish komitetit në Kumanovë,që të merni pjesë në Konferencën Rajonale, e organizuar nga Organizatori: Rijad Mamuti-Politikolog, në bashkëpunim me Institutin për Studime Politike Ndërkombëtare. “Prezenca Juaj për ne si Organizatorë për pjesëmarrësit,dhe publikun, është privilegj”, thuhet në ftesë. Tema e kësaj konference do të jetë: “Marrëdhëniet Ndërkufitare, ç’ka përfitojnë banorët dhe të rinjtë e këtyre dy vendeve, me hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratoc dhe kush po e pengon Hapjen e Kufirit? Panelistë në konferencë do të jenë kryetari i komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi, kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi. Fjalim do të ketë edhe ministri i Pushtetit Lokal Suhejl Fazliu, ish Kryetari i Komunës së Likovës dhe Ministri i Ekologjisë, Sadulla Duraku, si dhe ministri i Kulturës Asaf Ademi. Në këtë Konferencë do të trajtohet edhe tema Bashkëpunimi kulturor mes Republikës së Maqedonisë dhe Komunës së Preshevës në të ardhmen. Në mesin e mysafirëve të ftuar janë edhe ambasadori Francez Christian Thimonier, përfaqësues të Sektorit Civil e tj.

Loading...