Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Andon Çibishev sot në pres konferencë ka reaguar ndaj akuzave të LSDM-së, se partia në pushtet po shkel marrëveshjen e Përzhinos.

“Gënjeshtrat tuaja dhe manipulimet nuk kalojnë. Frika juaj shihet nga Përzhino deri në Klubin e deputetëve. Nga zgjedhjet në prill, nuk ka shpëtim. Nga gjykimi i qytetarëve, nuk ka shpëtim”, tha Çibishev.

Ai më tek theksoi se, Marrëveshja e Përzhinos do të respektohet ashtu siç është nënshkruar. Ne nuk do të lejojmë që të jetë bazë për negociata të reja dhe kërkesat e reja të LSDM-së me të cilën do të ishte thelluar kriza. Qëllimi i vetëm i kërkesave të reja të vazhdueshme të LSDM-së është frika dhe largimi nga zgjedhjet e prillit.

Loading...