Kush po ia plasë zemrën Azizit?

As me 25 gusht nuk e mbajti turneun ndërkombëtar “Kolosët e Boksit të Kosovës”, por e ka shtyrë për 1 shtator dhe që të mbahet në ambient të hapur, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë dhe në orën 17.00! Edhe sa e sa herë do të shtyhet turneu apo me 1 shtator do ta zhvillojë. Çka po ndodhë ore Aziz Salihu, kush po ta plas zemrën?

Nuk ka tjetër pyetje për ‘Zizin’! sepse siç merret vesh, turneun e ka shtyrë në mungesë të mjeteve financiare, paratë nuk ia kanë qitur ashtu siç i kishin premtuar. Salihu po mundohet, po angazhohet dhe po lufton ta mbajë turneun, për ta nderuar gjeneratën e artë të Prishtinës, si Mehmet Bogujevcin, Xhevdet Pecin, Fatmir Makollin, Sami Buzollin, Nazif Gashin, Naser Bajramin etj.

Të gjithë shpresojmë se me 1 shtator do të ngroh dielli për Salihun, kryetarin e klubit të boksit Prishtina dhe fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Amerikës. ‘Zizi’ në siklet, por duket se ka vendosur me 1 shtator ta mbajë turneun,  me shpresë mos të ketë shtyrje të radhës apo edhe mos të bie shi, fundja t’i sigurojë mjetet financiare.

Loading...