Kushtrim Hoxha, në serialin e famshëm amerikan Blue Bloods (VIDEO)

Ai vjen në rolin e Robert Sava.

Aktori Kushtrim Hoxha ka depërtuar edhe me një tjetër rol të madh në Amerikë.
Hoxha, i cili ka studiuar për aktrim në University of San Diego, vjen në episodin e parë të sezonit të shtatë të Blue Bloods.

Ai vjen në rolin e Robert Sava, në episodin e parë “The Greater Good”. që do të shfaqet për herë të parë me 23 shtator në ora 22:00 në kanalin CBS.
Blue Bloods përcjellë Policinë e Nju Jorkut dhe një detektiv e veteran lufte i cili përdorë taktikat e tij për të zgjedhur rastet e ndryshme.

Çdo episod ka zhvillimet e tij, nga rasti në rast, drejt investigimit, dhe shpesh me tendencën për ta shpërlarë mendjen e shikuesit që mundohet të gjejë lidhje mes episodeve, shkruan KultPlus.

Tom Selleck vjen në rolin kryesor, krahas Len Cariou, Bridget Moyahan, e mes tyre edhe aktori nga Prishtina, Kushtrim Hoxha.

“Jam i nderuar që jam pjesë e këtij episodi të parë të këtij seriali krahas aktorëve të mëdhenj” ka shkruar Hoxha në rrjetin social Facebook.
Blue Bloods ka nisur për herë të parë transmetimin në vitin 2010-të. (Fotografia: Emanuel Gjokaj) 

 

Loading...