Kuvend, dorëzohen listat e deputetëve për fushatën e referendumit

Alsat mëson se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, deri tani kanë arritur listat e deputetëve që do marrin pjesë në fushatën e referendumit nga LSDM-ja, BDI-ja, Besa e Gashit, Besa e Kasamit dhe PDSH-ja, të gjitha këto për mbështetje të referendumit.

Ditë më parë kërkesën për mbështetje financiare për bojkot të referendumit e dorëzoi deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski. Pa dorëzuar qëndrimin e tyre kanë mbetur vetëm Aleanca për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE-ja, thonë burimet e Alsat-M.

Megjithatë gjatë ditës së sotme Kuvendi përmes një kumtese pritet që edhe zyrtarisht të njoftojë opinionin për të dhënat zyrtare rreth fushatës së referendumit. Nëse partitë që ende nuk janë deklaruar, nuk deklarohen deri në afatin e paraparë kohorë (që mbaron sot), të njëjtat nuk do të pranohen që të jenë pjesë e fushatës për referendumin për çështjen e emrit.

Loading...