Kuvendi i Kosovës ka realizuar të gjithë programin legjislativ të dërguar nga Qeveria. Sipas një komunikate të Kuvendit, thuhet se me seancën e djeshme ku u shqyrtuan 16 projektligje, u ratifikuan dy marrëveshje ekonomike ndërkombëtare dhe u shqyrtuan një numër raportesh mbi punën e agjencive të ndryshme shtetërore, gjithsej 35 pika të rendit të ditës.

Kuvendi i Kosovës realizoi të gjithë programin legjislativ të cilin Qeveria e Kosovës e ka proceduar deri më tani në Kuvend. Me miratimin e ligjit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2016, Kuvendi më nuk ka asnjë projektligj të dërguar nga Qeveria për shqyrtim e miratim në Kuvend. Në seancën e djeshme, morën pjesë vetëm deputetët e mazhorancës, pasi opozita u përjashtua me vendim të Kryesisë së Kuvendit në lidhje me incidentet që shkaktuan duke hedhur gaz lotësjellës.

Loading...