Kuvendi i Maqedonisë ka hartuar numrin e nëntëmbëdhjetë të publikimit “Deputeti im”. Në të është përmbajtur raporti për punën e të zgjedhurve të popullit për periudhën prej 1 janarit deri më 30 qershor 2018.

Në këtë periudhë, gjithsej janë miratuar 178 ligje, 83 nga sfera e ekonomisë, 52 nga sistemi politik dhe 43 ligje nga sfera e veprimtarive publike. Pesë seanca u janë kushtuar pyetjeve të deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kuvendi i Maqedonisë nga gushti i vitit 2006, në bashkëpunim me Asociacionin Civil “MOST” e boton rregullisht publikimin “Deputeti im”, që tani tani plotësisht është prodhim i Dhomës Ligjvënëse dhe i shërbimit të Kuvendit.

Nga Kuvendi thonë se ky publikim paraqet edhe një instrument përmes të cilit Dhoma Ligjvënëse u afrohet qytetarëve. Njëri nga angazhimet kryesore të Kuvendit është puna transparente dhe llogaridhënëse, si një prej themeleve kryesore në të cilat ndërtohet shoqëria demokratike.

Raportin e plotë për punën e Kuvendit, të deputetëve dhe të trupave të Kuvendit mund ta merrni në këtë link.

Loading...