Kuvendi sot zgjodhi anëtarët e rinj të Qeverisë në bazë të marrëveshjes së Përzhinos, transmeton TetovaSot.

Prej sot edhe zyrtarisht Kuvendi votoi për ministrat e rinj me 101 vota “për” dhe asnjë “kundër”, për Ministër të Punëve të Brendshme është zgjedhur Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së,  Oliver Spasovski, për Ministër i Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenski Tashevska, nënkryetare e LSDM-së.

Zëvendësit e tyre shtesë do të jenë ish-ministrat Mitko Chavkov nga MPB-ja dhe Dime Spasov në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, të cilët dje dhanë dorëheqjen nga postet e mëparshme ministrore.

Loading...