Ky është belgu që festoi golin me simbolin e Shqipërisë së Madhe (Video)

Futbollistët e Borusia Dortmund pas vazhdimeve kanë eliminuar Greuther Furth në kupën e Gjermanisë. Belgu Alex Witsel me një gol në minutën e fundit të kohës së rregullt barazoi rezultatin në 1-1, duke i siguruar ekipit të tij vazhdimet.

Pas golit, ai vrapoi ka flamuri i kornerit dhe me duar bëri shqiponjën, simbolin shqiptar.

“Kam festuar ashtu pasi prindi im ishte tifoz i madh i Francës në të cilën Anelka festonte golat e tij në këtë mënyrë. Festa paraqet zogun që rritet dhe fluturon. Sikur unë që vazhdoj të rritem dhe të përparoj”, tha Witsel.

Ky gjest iu ka djegur mediave serbe, duke kujtuar Xhakën e Shaqirin, të cilët në ndeshjen kundër Serbisë, në botërorin e fundit në Rusi, pas golave që shënuan me duar kanë bërë shqiponjën, që sipas tyre, kanë provokuar Serbinë dhe popullin serb.

Loading...