Artisti i skeçeve të shkurtëra thumbuese për realitetin shqiptar, Faton Islami, tani ka ”goditur” temën e dasmave të çmendura shqiptare.

Ai në skeçin e fundit të projektit ”Bükwalisht” ka përshkruar skenarin e dasmave shqiptare, gjermane dhe amerikane duke bërë edhe krahasimin e tyre.

Dasma e shqiptarëve duket krejtësisht ndryshe nga ajo amerikane dhe gjermane.

Në dasmën shqiptare që përshkruhet në videon e artistit Islami, jepen shuma të majme të parave, pihet cigare në vende ku nuk lejohet pirja e duhanit dhe ka muzikë shumë të zhurshme.

Në fund, dhëndri, nën afektin e muzikës dhe euforisë që krijojnë dasmat shqiptare, përdor edhe armë zjarri me të cilin shkakton edhe ndërprerjes së rrymës në ambientin ku mbahet dasma.

Më herët, Faton Islami, për Telegrafi Maqedoni tha ”Është një projekt artistik që shfaq disa prej mangësive tona si popull. Vetë projekti është shfaqja e shtatë episodeve me video mjaft të shkurtra të cilat sado komike të jenë kanë edhe zërin kritik. Në projekt për nga ana artistike mund të themi se ka tre personazhe dhe ato më së miri paraqiten sikur në tregimet qesharake të përparshme tonat me emrat: Amerikani, Gjermani dhe Shqiptari. Përndryshe të tre rolet luhen nga unë Faton Islami me emrin artistik Phatooni. Të gjitha episodet kanë një mesazh të veçantë dhe secila në veçanti prek një pjesë të audiencës që besoj se është në tërësi Shqiptare,” përfundoi Faton Islami i njohur si ”Phatooni”.

Video për dasmën shqiptare është e fundit e projektit Bükwalisht me shtatë seri.

 

Loading...