Maqedoni

Ky është emri i liderit të Lëvizjes BESA që do të bashkojë të dyja fraksionet? (FOTO)

besa-696x522 (1)

Arben Labënishti, doktori nga Struga përflitet si emri më i pranueshëm për lider të Lëvizjes
BESA në kongresin e ardhshëm partiak..
Sipas burimeve partiake, anëtarësia e kësaj lëvizje e preferon Labënishtin që të vjen në
krye të këtij subjekti, pasi që është figurë unifikuese dhe që mund të pajtojë palët e
përfshira në tensionet e fundit, kryesisht ato nga rajoni i Shkupit dhe nga ana tjetër të
Tetovës.
Labënishti është mjek specialist, i cili njihet si një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare,
ndërsa me këto aktivitete ishte marrë qysh në vitet e 90-ta, duke qenë kryetar i Lidhjes
studentore “Dardania” në Tiranë, e cila merrej me aktivitete studentore, por edhe çështje
organizative sa i përket luftës së Kosovës. Kjo shoqatë në disa raste ka qenë logjistikë dhe
ka përkrahur edhe me anëtarë të saj luftën e UÇK-së.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top