Ky është Feridi nga Shkupi, pjesë e Tigrave të Zi të UÇK-së (Foto)

 

Për lirinë e Kosovës luftuan edhe persona që nuk ishin nga Kosova. Madje ka prej tyre që nuk ishin as shqiptarë. Për Tribuna Channel për nder të 10 -vjetorit të pavarësisë flasin komandanti këtij njësiti dhe njëri ndër luftëtarët e huaj që kishin ardhur në Kosovë për të luftuar krah forcave të UCK-së. Këta janë Ferid Berisha- i njohur me nofkën Shkupi dhe Roland Bartezko, i njohur me nofkën e luftës, Gjermani. Për herë të parë u takuan në Tiranë, njëri i ardhur nga Holanda e tjetri nga Gjermania. Asnjëri shtetas i Kosovës, por që kishin të njëjtin qëllim, largimin e Serbisë nga Kosova. “Ky ka qenë njëri prej pak njerëzve që ka ditë gjuhën gjermane edhe anglishten e din edhe holandishten komunikimi ka qenë shumë lehtë dhe shihet se është djali i mirë, menjëherë jemi bërë shokë dhe jemi nis për Kosovë”. Ish-Komandant Shkupi dhe Gjermani e përkujtojnë ditën e parë të hyrjes në Kosovë, ku panë tmerrin që po bëhej nga ushtria e Serbisë. Rolandi kujton momentin kur ka hyrë në një fshat të Drenicës. “Ka pas mungesë shumë të armatimit dhe ka pasur shumë mungesë të përvojës luftarake, duke u bazu në njësitin tim luftarak kanë qenë mbi 90% nga 18 vjeq djem të ri, të cilët nuk kanë qenë në ndonjë shërbim ushtarak”, shkruan Tribuna Channel. Megjithatë Shkupi suksesin e arritur me njësinë e tij, po ia dedikon një njeriu tjetër, tashëm dëshmor i Kosovës. “Hapat e parë të krijimit të Tigrave të Zi, ka qenë nga Bekim Berisha – Abeja e cili ka fillu planifikimin dhe pregaditjen e njësitit, mirëpo fatkeqësisht ai është sot dëshmor dhe nuk ka arrit me përfundu këtë detyrë “ Rolandi për Tribuna Channel ka ndarë disa momente hidhërimi dhe gëzimi gjatë kohës së luftës. “Momenti më i keq ishte kur kemi humbur një ushtarë shumë të fortë, ai ishte Adnan Shyti, moment shumë i rëndë ka qenë, ka vdek në momentin më të vështirë” “Momenti ma i mirë kishte qenë kur 3 javë kemi luftuar për me rujt bazën dhe një gazetar spanjoll i AP na kishte dhuru një shishe viski ky ka qenë moment ma i mirë pasi që e ndajtëm me shokë dhe për një moment ndalëm luftën dhe jena knaq”. Kur forcat serbe propaganduan se kinse Ushtria Çlirimtare e Kosovës është në zhbërje e sipër, u shfaq një video me pamje të njësitit Tigrat e Zi, njëra ndër më motivueset dhe shpresdhënëset, duke mohuar atë që propagandonin forcat serbe. Shkupi tregon kur dhe pse u bë ky xhirim. Ata janë shumë të gëzuar që tani populli kosovar është i lire dhe feston 10 vjetorinë e pavarësisë së saj. Megjithatë thonë se ende nuk është përbush betimi i ushtarëve të UCK-së i cili sipas tyre ishte bashkimi i trojeve shqiptare.

Loading...