Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ia ka dhënë një lajm të madh Kosovës.

Në fakt shtëpia e futbolli evropian e ka konfirmuar ekskluzivisht për gazetën “Zëri” se Përfaqësuesja e Kosovës do ta hapë kampanjën e Ligës së Kombeve në stadiumin e renovuar “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

“Ne mund t’ju konfirmojmë se stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë është i përshtatshëm dhe atij do t’i lejohet organizimi (pritja) i ndeshjes së Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faro, që është paraparë të zhvillohet më 10 shtator”, i ka thënë UEFA gazetës “Zëri”./lajm

Loading...