Ky është personi që ‘përgjon’ Obamën dhe Putinin (VIDEO)

Presidenti Barack Obama dhe homologu i tij rus Vladimir Putin janë takuar dje në Samitin e G20 në Turqi ku kanë diskutuar për luftën kundër ISIS-it. Teksa fotografia e tyre së bashku kokë më kokë duke biseduar bëri xhiron e internetit, sot është një video që po bën të njëjtën gjë, dhe nuk janë më Obama dhe Putin në qendër të vëmendjes.

Është ky burrë që shihni nga minuta 0:55 deri në 1:11 veprimet e të cilit kanë ngjallur dyshime se për çfarë i afrohet dy liderëve botërorë dhe më pas drejtohet nga kamera.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=a3oZXo7cdEA&w=641&h=385]

Ka pasur disa teori që kanë qarkulluar sot online, ku disa kanë sugjeruar se ai vetëm donte të dilte në televizion, të tjerët se ai ishte duke u përpjekur për të përgjuar bisedën mes Obamës dhe Putinit.

 

Loading...