Ky është rivali i Kukësit në Europa League

Është fakt tashmë, skuadra e Kukësit do të ndeshet në turin e tretë kualifikues të UEFA Europa Leage kundër skuadrës nga Gjorgjia, Torpedo Kutaisi. Kjo e fundit kaloi me sukses turin e dytë kualifikues të Europa League, pasi fitoi në të dyja sfidat e zhvilluara ndaj Vikingur Gota, të Ishujve Faroe, me një rezultat të përgjithshëm 7-0.

Pas eliminimit nga UEFA Champions League, në turin e dytë kualifikues, përballë skuadrës së Qarabag, nënkampionët e Shqipërisë do të vijojnë aventurën europiane, kësaj here në turin e tretë të Eurpa League, ndaj Torpedo Kutaisi, në tentativën për tu kualifikuar për në fazën play-off. Takimi i parë do të zhvillohet në “Loro Boriçi”, më datë 9 gusht, ndërsa një javë më pas, më datë 16 gusht, verilindorët do të udhëtojnë drejt Gjeorgjisë.

Loading...