Iniciatori, Rilind Reka, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.
Arrihet edhe zyrtarisht objektivi i 25 mijë dollarëve.

Janë grumbulluar mjetet për të paguar dënimin e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichsteiner, për festën me shqiponjë në ndeshjen ndaj Serbisë, përcjellë “Lajmi.net”.

Iniciatori, Rilind Reka, shqiptar nga Shkupi ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.

“Të nderuar miq dhe donatore! Ju falemnderit për mbështetjkn tuaj gjatë këtyre ditëve, ju njohtoj se nga ky moment e tutje u mblodh shuma e plaifikuar për kompenzimin e dënimeve në të holla për tre futbollistët e ndëshkuar nga FIFA Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner në vlerën prej $25,000. Të vetëdijshëm se kjo shumë nuk është e paaritshme as për tre reprezentuesit zvicerran e as për fedeartën zvicerane të fubollit, qëllimi i kësaj nisme ishte më tepër senziblizimi i opininit ndërkombëtar për pakutimësimë e ngritjes së procedurës disiplinore kundër tyre si dhe supportimi i tyre.

Te tre futbollostet nuk kishin shprehur ndonjë urrjetje racore që ndëshkohet me rregulloren e FIFA-s, as nuk kishin bërë veprim apo dhënë ndonjë deklaratë verbale të urrejtjes racore, por vetëm kishin festuar me shenjën e shqiponjës dykrenare. Konsideroj se iniciativa arriti qëllimin madje në përmasa globale, me çka konstatojmë edhe edhe përfundimin e misionit tonë.

Jemi ne pritje te prgjigjes se Federates se Futbollit te Zvicrrës, ne qofte se ata nuk i pranojne shumën e mbledhur do te vendoset që shuma e mbledhur te dhurohet për qëllime bëmirëse në Kosovë. Më e afërt me qëllimin e kësaj iniciative, do të ishte që këto mjete tua shpërndajmë shkollave të Kosovës në komunat rurale- me destinim blerjen e rekvizitave dhe pajisjeve sportive të nevojshme për orët e edukatës fiizike për nxënësit.

Me respekt Rilind Reka, Neë York, 26 qershor 2018”

Loading...