Nëse keni menduar se Ronaldo është i pazëvendësueshëm, e keni gabim. Talenti i shqiptarit nga Kumanova, Gentian Ameti, do të ju bë bëjë të mendoni të kundërtë. Për Ametin, shkruajnë edhe mediumet franceze. Kumanovari aktualisht luan për KF të Skarbekut në Bruksel, njofton Infomagazin.

Klubi i Ametit tani është në krye të tabelës me 12 pikë nga katër ndeshje dhe 16 gola të shënuara, pra katër gola në çdo ndeshje. Në fotografi shihet Gentian Ameti, i cili është ndër të rrallët si talent qe vjen nga Kumanova. Ai për Infomagazin 1tha se do të jetë sezona e tij dhe nuk do të ndalet me gola, i cili deri tani ka shënuar tre gola. Aktualsht janë duke e ndjekur agjentë të klubeve të mëdha, siç është ai i Real Madridit. I urojmë suksese Gentianit, i cili është një sulmues me shpejtësi të hatashme, i cili erdhi këtë sezon si përforcim në këtë klub. /Infomagazin/

Loading...