Shkëndija e Tetovës të enjten (23 gusht, ora 20:45 në Trondheim) do të luaj kundër Rosenborgut norvegjez, në ndeshjen e parë të play-off për hyrje në grupet e Ligës së Europës.

Bëhet fjalë për një kundërshtarë të vështirë dhe serioz. Rosenborg ka fituar 25 tituj kampioni në Norvegji, 11 herë fitues i kupës, dhe është skuadra e vetme norvegjeze me më shumë ndeshje europiane.

Ata luajnë në Lerkendal Stadium në Trondheim, i cili ka kapacitet prej 21,400 ulësve, kurse lojtari më i njohur është danezi Nicklas Bendtner (ishfutbollisti i Arsenalit dhe Juventusit).

Shkëndija për herë të tretë me radhë do të luaj në play-off të Ligës së Europës. Në sezonin 2016/2017 dy herë humbi nga Gent i Belgjikës (1:2 mysafir dhe 0-4 në shtëpi) dhe vitin e kaluar në sezonin 2017/2018 nga Milani (0:1 në Shkup, 0:6 në Milano).

Ky do të jetë rasti i tretë për të shkruar historinë për të marrë pjesë në grupet e Ligës së Europës./lajm

Loading...