Sport

Ky është talenti i Shkëndijës që ka shënuar 100 gola (VIDEO)

18557093_1235632739896388_511799904970671344_n

Klubi i futbollit Shkëndija i jep rëndësi të madhe ekipeve të moshave të reja, duke synuar që të nxjerrin talente, të cilat pas disa vitesh do të luanin për ekipin e parë.

Në mesin e talenteve që po shkëlqejnë kohëve të fundit është Dashmir Elezi, i lindur në vitin 2004.

Ai deri tani ka realizuar 100 gola në kampionatin e Ligës së fëmijëve-Perëndim.

Trajner i tij është ishfutbollisti, Bashkim Arifi nga i cili Dashmiri ka se çka të mësoj.

“Është e vërtet se njëri prej futbollistëve tanë i gjeneratës së vitit 2004 ka shënuar 100 gola në kampionat në ligën e Fëmijëve. Këto 100 gola i ka shënuar vetëm në kampionat, duke mos llogaritur golat e tij në turnire të ndryshme”, deklaroi trajneri Bashkim Arifi.

Ndërsa, talenti Dashmir Idrizi falënderon trajnerin dhe bashkëlojtarët e tij për sukseset e tij, kurse shpreson se një ditë do të arrijë të luaj për ekipin e parë të Shkëndijës.

“Këtë sukses e kam arritur falë punës, por mbi të gjitha falënderimi i takon trajnerit dhe bashkëlojtarëve të mi. Do të vazhdoj deri sa të bëhem futbollist në ekipin e parë të Shkëndijës”, tha Elezi për Art Channell nga Tetova.

Koordinatori i Ligës për fëmijë, Bujar Islami talentit Idrizi për shënimin e më shumë se 100 gola i ndau kupë dhe mirënjohje, ndërsa Shkëndija një fanellë, ku kishte të shkruar shifrën e 100 golave.

To Top