Ky është treshi që rrëzoi kufijtë mes shqiptarëve

 

Unifikohet kuzhina shqiptare nën logon “Shija Shqiptare”

Data 29 janar do të shënohet me shkronja të arta në historinë e Kuzhinës shqiptare, njëjtë sikurse edhe emri i restorantit La Perla në Grac të Austrisë. Pikërisht në këtë datë dhe në këtë restorant, filloi të jetësohet në praktikë ideja për unifikim të kuzhinës shqiptare nën moton e përbashkët “Shija Shqiptare”. Ajo që para një viti e gjysmë dukej si ëndërr e shefave të kuzhinës Faruk Neziri, Sokol Prenga dhe Përpraim Babalija, tani u bë realitet. Ata shtruan një darkë të posaçme, ku prezantuan specialitetet e përgatitura, në bazë ushqimeve tradicionale shqiptare. kënaqësia ishte e papërshkrueshme për shkak se përgatitjet për fillimin e këtij projekti zgjatën gati dy vite.

 

 

Asnjë ëndërr nuk është e parealizueshme, kur ekziston vullneti dhe dëshira. Ajo që para një viti e gjysmë dukej si ëndërr, në fund të këtij janari u bë realitet. Data 29 janar do të shënohet me shkronja të arta në historinë e Kuzhinës shqiptare, njëjtë sikurse edhe emri i restorantit La Perla në Grac të Austrisë. Pikërisht në këtë datë dhe në këtë restorant, filloi të jetësohet në praktikë ideja për unifikim të kuzhinës shqiptare nën moton e përbashkët “Shija Shqiptare”. Ajo që para një viti e gjysmë dukej si ëndërr e shefave të kuzhinës Faruk Neziri, Sokol Prenga dhe Përpraim Babalija, tani u bë realitet. Ata shtruan një darkë të posaçme, ku prezantuan specialitetet e përgatitura, në bazë ushqimeve tradicionale shqiptare. kënaqësia ishte e papërshkrueshme për shkak se përgatitjet për fillimin e këtij projekti zgjatën gati dy vite.

 

Ëndrra u bë realitet

 

“Në fillim ishte një ëndërr. Një ëndërr, e cila sipas vlerësimit tonë, kolegëve dhe mysafirëve ishte një eksperiencë unike shumë pozitive. Pozitive e bëtë edhe ju prezencën tuaj si dhe ambasadorët nga Shqipëria dhe Kosova. Personat që nuk kursyen kohën dhe mundin e tyre me ardhur nga Londra, Gjermania, si dhe nga shumë vende tjera. Kjo nuk ka çmim. Është një nisje e cila pa dyshim ka jetë të gjatë. Jemi munduar shumë. Para një viti e tepër, dhamë premtimin dhe besën tonë para gjithë mediave, jo vetëm shqiptare por edhe internacionale, se Shija Shqiptare do të fillojë duke treguar vlerat tona që i kemi, vlerat tona nëpërmjet lëndëve të para, ajo që është kultura jonë. Sikur që kam thënë çdo herë, kultura e ushqimit tonë është më e vjetra në botë, kjo është e vërtetë, e tash u realizua ëndrra e parë.
Nuk duhet të ndalemi, duhet absolutisht të vazhdojmë përpara, që të kemi një rrugëdalje, të bëjmë edhe një hap përpara, që të bëhemi gjithmonë sa më shumë.

Personalisht jam shumë i kënaqur dhe shpresoj që kjo nismë asnjëher të mos ndalet, por të ecë sa më tutje. Jo se kuzhinierët shqiptar nuk kanë marrë ndonjëherë këtë lloj iniciative por kanë qenë gjithmonë individual kurse kjo është për herë të parë që i hodhi kufijtë. Jemi gjithë bashkë dhe për atë dhe për herë të parë tregojmë se mund të realizojmë diçka që është shumë e rëndësishme për ardhmërinë tonë, për ardhmërinë e fëmijëve tone”, tha Neziri pas përfundimit të darkës”, tha maestro Faruk Neziri.

Në darkën e parë u konfirmua edhe takimi i dytë i shijes shqiptare që do të jetë në Gjermani, kurse së shpejti do të bisedohet edhe për organizimin e radhës në Angli.

“Shija shqiptare” është një nismë e cila ka filluar gati një vit e gjysëm punë intensive, që te jetë një performacë sa më e mirë për një darkë të kuzhinës moderne shqiptare e cila ka për qëllim të ruaj traditën, shijen dhe atë çka n’a kanë mësuar nënat tona. Sa  I përket sa kanë ngelur të kënaqur, janë shumë klient që lavdërohen për servimin e pjatave, për çka ne si shef ishim shumë të kënaqur akoma më të kënaqur kur japin vetlavdratë”, theksoi me këtë rast shefi i kuzhinës nga Shqipëria, Sokol Prenga.

Kolegu i tyre nga Kosova, Përprarim Babalija, ishte tejet i emocionuar.

“Emocioni është shumë i madh, sepse përpjekjet kanë qenë shumë të mëdhaja. Kemi më se një vit punë derisa arritëm të realizonim taimin e parë zyrtar, se për hirë të së vërtetës ka pas takime tjera por jo deri në nivele të tilla restoranti, mirëpo në nivele  aktivitete të ndryshme për promovim ushqimi. Ky ishte vërtetë hapi i pare. Hapi i parë në bazë të kësaj që ne kemi ideuar, të kësaj shije e cila duhet të mbetet dhe të rikthehet dhe pse jo të arrijë në këto nivele që ne shërbyem këtu”, tha Babalija.

 

Specialitete nga Shqipëria, Kosova e Maqedonië në një tavolinë

Secili prej tyre kishte zgjedhur të përgatisë specialitet të bazuar në ushqimet dhe produktet nga rrethi ku vijnë, duke premtuar edhe shumë specialitete tjera në takimet e radhës që do të realizohen.

“Unë personalisht reprezentova atë që është e Fushës së Pollogut. Kemi një troft shumë të pasur. E përgatita me një formë moderne, e tymosur me një duhan nga Shqipëria. Konsumojmë shumë mish të thatë në Maqedoni, në Kosovë edhe në Shqipëri mirëpo kjo u prezentua si një pjatë autentike artizanale, jo industriale, e tymosur me dëllinjë e Malit të Thatë që e kemi në fshatin Çegran. Fshati Çegran reprezenton  origjinën time, nga vijë unë”, tha Neziri duke prezantuar specialitetin e tij.

Përparim Babalija u prezantua me një specialitet me produkte nga Gjakova dhe Prizreni.

“Unë kam bërë një pjatë nga origjina ime, nga qyteti im që është Gjakova dhe një pjesë që është nga Krusha e Madhe, që është një fshat afër Prizrenit, sepse ato fshatra njhen shumë për kultura bujqësore dhe I kanë shumë të pasura e cilësore.

Unë kam marrë një rrënjë selino, e bërë pure me gatim në temperaturë 90 gradë dhe fasulen e  Gjakovës me mish puro nga trevat tona, mish viçi”, tha Babalija.

Një kombinim mjaft interesant prezantoi edhe Sokol Prenga.

“Unë u prezantova me një pjatë e cila ka një origjinë nga Përmeti. E kombinova pak me lepurin e egër që ne e quajmë çumlek, që përgatitet me një sasi qepësh të konsiderueshme, e cila përgatitet së bashku me lepurin në prani të uthullës, verës së kuqe dhe erzave të ndryshme . Unë kombinova pak shërbimin që i bëmë në pjatë, lozëm pak me qepën, pra lozëm edhe pak e qepën e njomë. Edhe me qepën që përfitohen gjatë gatimit edhe atë qepën e njomë të kaurdisur, por unë i shtova edhe kaçamakun”.

 

Biznesmenë dhe diplomatë në mesin e mysafirëve

 

Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo dhe ambasadori kosovar Sami Ukelli, dhanë kontribut të veçantë në organizimin e këtij evenimenti. Ata premtuan se edhe në të ardhmen do të ndihmojnë këtë iniciativë, ët cilën e vlerësuan si shumë të dobishme për shqiptarët.

Për mua ishte një kënaqësi e veçantë që të isha prezent në këtë ceremoni të inagurimit të tryezës shqiptare me një logo shumë kuptimplote siç ishte “Shija Shqiptare”, u shpreh ambasadori shqiptar Bimo. “Natyrisht që do të falënderoj përzemërsisht iniciatorin e këtij evenimenti, z.Faruk Neziri por edhe ata që e ndihmuan në realizimin e kësaj iniciative, Sokol Prenga dhe Përparim Babalija. Është vërtetë një iniciativë shumë interesante dhe është një moment plotësues i gjithë kësaj pune që po mundohemi si në Shqipëri, në Kosovë që jetojnë këtu për të promovuar vlerat, zakonet, traditat e Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Kjo është ajo që ka munguar në këtë mozaik të kulturës shqiptare dhe ne do të bëjmë ç’është e mundur që t’a mbështesim me mënyrat tona, që t’a promovojmë sa më mirë këtë inciativë. Iniciatorëve suksese të mëtutjeshme. Ishte kënaqësi e veçantë për mua sonte!”, theksoi ambasadori shqiptar

Abasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli nga ana e tij u shpreh i entuziazmur se më në fund një gjë e tillë po ndodhë edhe në kuzhnën tonë të larmishme shqiptare.

“Është edhe kënaqësi për neve që herën e parë ky takim po bëhet në Austri, gjegjësisht në Graz do të mundohemi me kapacitetet tona që kemi ne si ambasada nëpërmes ministrive të jashtme të japim kontributin tonë që të kemi në të ardhmen edhe ambazador kuzhinor. Ju e dini se ne si popull kemi për një mbështetje, jo vetëm nga misionet diplomatike dhe stafi I tyre por nga gjith popullata me gjitha mundësitë që i kanë. Zgjërimi I kapacitetit edhe në këtë fushë që është ndoshta edhe e re në mesin tonë por njëherit është edhe shumë e rëndësishme dhe tregonë një pjesë të kulturës, është shumë e rëndësishme, dhe kontributi jonë nuk do të mungoj aty ku kemi mundësit tona, por gjithsesi ju siguroj që të paktën kapacitetin tim personal do të mundohem ta promovoj këtë ides a më shumë që është e mundur”, tha Ukelli.

Në këtë darkë ishin prezent biznesmenë dhe mysafirë që nga Tetova e deri në Londër. Në mesin e tyre ishte edhe biznesmenja shqiptare nga Kosova, Leonora Popaj, pronare e tre restoranteve në Londër.

“Jam shumë e privilegjuar. Është nderë të marrësh pjesë në darkën e parë edhe kjo gjë tregon se ka evulu kuzhina shqiptare. Kemi shumë shefa me renome botërore, ndoshta i prezentohet edhe botës se çka jemi në gjendje të bëjmë ne si shqiptarë. Domethënë kjo është eksperienca jonë e parë së shpejti kisha pas dëshirë me hap edhe një atje në Londër, ndoshta edhe më të suksesshme dhe më të madhe se kjo e sontmja. Shpresoj se do të jetë më e madhe, gjithë bota mundet me pa se çka ne mundemi me bë”, tha Leonora Popaj

Pse “Shija Shqiptare” filloi pikërisht në restorantin La Perla në Grac. Sepse kontribut të çmueshëm në jetësimin e idesë për unifikim të shijes shqiptare, ka dhënë edhe biznesmeni nga Gostivari, Nagip Ibrahimi, i cili bashkë me Faruk Nezirin menaxhojnë restorantin la Perla në Graz.

Prej ditën që kemi marrë iniciativën për me bashkpunu me Farukun kemi pasur idenë që të hapim restorante ku do të promovohet edhe kuzhina shqiptare. Ishte më interes më të madh që ne dy u bashkuam që të hapet lokali aty në Graz dhe promovimi I kuzhinës shqiptare në Austri të bëhet tek ne”, tha Ibrahimi duke u shprehur i sigurt se kjo iniciativë, jam shumë i sigurt, që do jetë shumë e suksesshme, “sepse e bëjmë me shpirt  zemër dhe do ta japim maksimumin që kjo të funksionojë”, tha biznesmeni Nagip Ibrahimi

Për të qenë plotësisht e kompletuar kjo darkë, u kujdes pastiçeri i njohur Naser Gashi, i cili enkas për këtë ngjarje kishte përgatitur disa ëmbëlsira tradicionale shqiptare.
 

Loading...