Ky është ushtari i lirisë, që u martua me mitraloz në dorë (Video)

20 vjet nga martesa e çiftit që dashurinë e kurorëzoi gjatë luftës (VIDEO)
By Express MK – September 5, 20180232

Gjatë gjithë ditës së 5 shtatorit të vitit 1998, Nexhat Dedia kishte luftuar kundër trupave serbe në Zonën Operative të Shalës.

Mirëpo, për natën e kësaj date të para 20 vjetëve ai kishte nda mendjen të merrte edhe një hap të rëndësishëm në jetën e tij.

Themeluesi i njësitit të parë në këtë zonë operative vendosi të martohej me Mirsimen, njofton Klan Kosova.

Këtë natë gëzimi ai e ndau me bashkëluftëtarët e tij. E këta të fundit ishin edhe arsyeja pse ai bëri dasmën.

Edhe dashuria në mes njërit prej komandantëve të kësaj zone me bashkëshorten e tij lindi në kohë lufte.

Ata nuk e patën të lehtë ta kurorëzojnë këtë dashuri me martesë.

Kronikë nga Rejhane Selimi.

Loading...