Igli Tare është drejtori sportiv i Lacios dhe si i tillë ai po e bën më së miri detyrën e tij duke bërë afrime të nevojshme në skuadër. Pas Etrit Berishës, Tomas Strakoshës dhe Valon Berishës duket se ish-futbollisti i kombëtares shqiptare kërkon të sjellë te Lacio një tjetër lojtar me origjinë nga Kosova.

tareeee

Emri që përmendet është Xherdan Shaqiri i cili bëri një paraqitje të mirë me Zvicrën në kampionatin Botëror. Lojtari pritet të largohet nga Stok Siti i cili ka rënë nga Premier Ligë. Për të marrë shërbimet e lojtarit klubit italian do ti duhet të derdhë në arkat e ekipi anglez të Stok plotë 17 milionë euro. Për Shaqirin do të ishte një rikthim në Itali që kur ai ishte lojtar i Interit.

Xherdan-Shaqiri-630158

 

 

Loading...