Salzburgu triumfoi edhe në Shkup kundër Shkëndijës (1-0), duke kaluar në play-off të Ligës së kampionëve.

Trajneri i kampionëve austriak, Marko Rose, ishte i kënaqur me të gjithë atë që treguan lojtarët e tij në fushë.

“I gëzohem fitores dhe kualifikimit në play-off. Me meritë ecim përpara, ia arritëm qëllimit. Ndeshja ishte e vështirë, më duhet patjetër ta lavdërojë Shkëndijën. I uroj gjithë të mirat në Ligën e Europës. Në përgjithësi Shkëndija është shumë e mirë, ndërsa nëse dikë duhet të vecojë, atëherë ai është Ibraimi. Ai është mbi të gjithë”, tha Rose.

Kampioni i Austrisë në play-off për hyrje në LK do të përballet me Crvena Zvezdën e Beogradit.

Loading...