Ky miliarder blen vetëm rroba të përdorura dhe për këtë ka një mesazh të veçantë

Ka ndërtuar një perandori që vlen 65 miliardë Euro, por ble vetëm rroba të përdorura. Ingvar Kamprad, themeluesi i Ikea-s gati nëntëdhjetë vjeç, e ka treguar këtë zakon të veçantë gjatë një interviste për një dokumentar suedez. Ai tregoi që këtë e bënte për të dhënë një shembull të mirë.

Sipërmarrësi është i famshëm për stilin e jetës: prirja për të kursyer, sipas tij, i ka dhënë suksesin firmës. “Mendoj që mos të vesh asgjë që nuk është blerë në tregun e të përdorurave. Dua të jap një shembull. Është në natyrën e Smaland-ëve të jemi kursimtarë”, ka shpjeguar ai. Smaland është një rajon në Suedinë e mesme nga vjen Kamprad dhe ku ka lindur firma e tij. Me 345 pika shitjeje të shpërndara në 42 vende, Ikea, vetëm në vitin 2013, ka regjistruar të ardhura vjetore 29 miliardë. Emri është një akronim i nistoreve të themeluesit të saj Ingvar Kamprad, nga Elmtaryd dhe Agunnaryd, ferma dhe fshati suedez i origjinës.

Kur ishte 17 vjeç, Kamprad vendosi të përdorte paratë që i kishte dhënë i ati si premio për studimet, për të hapur një aktivitet të ri, që në fillim përqendrohej vetëm te shitja me korrespondencë e artikujve të përditshëm si stilolapsa, ora dhe shkrepëse. Mobiljet u shfaqën në vitin 1950. Në 1953-shin qendra e ndërmarrjes u transferua në Älmhult, në jug të Suedisë.

Aty u hap dyqani i parë. Suksesi në shkallë botërore, nisi, megjithatë në vitin 1965 kur firma shkoi në Stokholm. “Specialiteti” i saj u bë propozimi i artikujve dizajn me çmime të leverdisshme dhe të akesesueshëm nga pjesa më e madhe e popullsisë. Pikërisht prirja për kursim, trashëguar nga themeluesi i saj, u bë pika e fortë e firmës.

Megjithëse, në vitin 2006, revista Forbes e kishte vendosur Kampard në vend të katërt të njerëzve më të pasur në botë, në vitin 2008, miliarderi është ankuar për faturën e kripur prej 22 eurove që kishte paguar për një prerje okësh në Vendet e Ulëta. “Zakonisht, i pres okët vetëm kur shkoj në një vend që është në rrugën e zhvillimit. Hera e fundit ka qenë në Vietnam”, ka thënë ai për një gazetë.

Loading...