Është pikërisht koha kur prindërit e kuptojnë se fëmija e tyre është rritur dhe duhet të nisë jetën si i pavarur.
Natyrisht nuk është ndarje përgjithmonë, por ky është ai momenti i vështirë kur studentët nisin vitin e parë dhe prindërit duhet të ndahen me ta në kampusin universitar.
Për të gjithë këta studentë fillestarë dhe për prindërit e tyre, Universiteti Shtetëror i San Diegos në SHBA ka bërë një postim në FB, që ka prekur shumëkënd.
“Vëmendje ju fillestare që do vendoseni nesër këtu: një kërkesë e vogël… Kur mamaja juaj të çpaketojë çantat tuaja dhe t’ju rregullojë krevatin- lëreni ta bëjë.
Kur babai juaj të nisë të prezantohet me gjithë njerëzit në katin tuaj- lëreni ta bëjë.
Kur ata të filmojnë dhe fotografojnë çdo lëvizje që bën ti- lëri ta bëjnë.
Nëse kjo të turpëron- lëri ta bëjnë.
Ndërsa ti po nis një kapitull të ri të jetës, edhe ata po nisin një kapitull të ri në jetën e tyre.
Dhe besojeni ose jo, kjo ndoshta është më e vështirë për ta se për ty.
Prandaj lëri të të trajtojnë si “bebe” për herë të fundit.
Mirësevini në familjen acteke”.