Ky sulmues i Vardarit merret vesh me Tiranën

Dejan Bllazevski karrierën e tij do ta vazhdoj në Shqipëri, ku do të vesh fanellën e Tiranës, e cila sivjet do të jetë pjesë e elitës së futbollit. Merret vesh se Bllazhevski ka rënë dakord për kushtet personale me Tiranën dhe pritet vetëm promovimi.

Ishlojtari i Vardarit do të zyrtarizohet te Tirana deri në fund të javës. Bllazhevski ishte pjesë e Vardarit nga viti 2015 dhe me këtë skuadër luajti në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Pelisterin, Agrotikos Asteras Veria, Pierikos Katerini, Turnovo. Ka zhvilluar katër ndeshje me përfaqësuesen e Maqedonisë.

Loading...