Ky veprim i djemve i mahniti të gjithë: Kursyen 10 vite para për t’i blerë nënës këtë dhuratë

Vëllezërit Knust kishin kursyer për 10 vite, vetëm dhe vetëm që t’i dhuronin nënës së tyre si shenjë falënderimit veturën të cilën gjithmonë e kishte ëndërruar.

“Ky është një gjest i vogël si shenjë falënderimi për atë çfarë ka bërë për mua dhe Jason-in. Mbi 10 vite dëshiroj ta bëjë këtë, por tani kjo ëndërr është bërë realitet”, ka deklaruar Daniel Knust nga Sidnei i Australisë, “Puna e palodhshme na është shpaguar, dhe këtë gjë na e ka mësuar nëna qysh kur ishim të vegjël. Këtë kurrë nuk do ta harrojë”, ka shtuar ai.

Daniel dhe Jason e kanë postuar videon në Instagram, në të cilën shihet reagimi i nënës të cilës i dhurojnë BMW 3 që e kishin fshehur në garazh. “Nënë e di se si për vite të tëra ke ëndërruar për këtë BMW?

Në garazh kemi diçka për ty”, dëgjohet Daniel duke i thënë nënës duke i bërë me dije se brenda garazhit fshihet diçka për të. Vërehet qartë se si nëna e djemve fillon të kaplohet nga emocionet, të cilëve në një moment u thotë, “mos ma bëni këtë”.
Përdoruesit e Instagramit e kanë shikuar videon mbi 47000 herë dhe kanë përshëndetur veprimin e djemve. “

Kjo nënë do të duhej të ishte krenarë me këta djem të mirë”, thuhej në një koment të shkruar.

Loading...