Kylie Jenner bëhet nënë

Kylie Jenner është bërë nënë. 20 vjeçarja ka konfirmuar nëpërmjet Instagramit se më 1 shkurt të këtij viti ka sjellë në jetë një vajzë.
Kylie është në lidhje me Travis Scott.

Dyshja nuk kanë bërë të ditur detaje të tjera përfshirë emrin e vajzës.

TMZ raportoi për shtatzëninë e Kylie me fëmijën e Travis qysh në shtatorin e kaluar, por ajo e mbajti fshehtë duke qëndruar larg publikut për rreth pesë muaj.

Muajin e kaluar motra e Kylie, Kim Kardashian West u bë nënë për herë të tretë nëpërmjet një nënë surrogate.

Ndërkohë motra tjetër Khloe është në muajt e fundit të shtatzënisë.

Loading...