“La Boheme” nëpërmjet fotografisë, luan edhe sopranoja shqiptare Besa Llugiqi (FOTO)

Sopranoja shqiptare Besa Llugiqi, në këtë shfaqje operistike ka luajtur Mimin, shfaqje kjo që është ngjitur në skenën e Shtëpisë Operistike të Stara Zagora në Bullgari, shkruan KultPlus.

Sopranoja e njohur shqiptare Besa Llugiqi është ngjitur në skenën e Shtëpisë Shtetërore Operistike në qytetin Stara Zagora, për të sjellë kështu performancën e saj në “La Boheme”.Shfaqja operistike sjellë jetën e një grupi të shokëve të cilët bëjnë një jetë boheme në Paris dhe që përpiqen që të jetojnë duke krijuar artin e tyre. Rodolfo, shkrimtari, bie në dashuri me rrobaqepësen Mimi, ndërsa Marcello – piktori dhe Musetta këngëtare janë çift.Kur të katërtit janë të lumtur, ata e kalojnë kohën e tyre duke festuar jetën dhe dashurinë. Megjithatë, Mimi është shumë e sëmurë, dhe Rodolfo lufton për të pranuar faktin se ajo në mënyrë të pashmangshme do të vdesë. Rodolfo dhe Mimi ndahen kurse muaj më vonë, Musetta zbulon se Mimi është jashtëzakonisht e sëmurë dhe duke vdekur.

Mimi në Stara Zagora të Bullgarisë është vetë Llugiqi, një soprano tanimë e dëshmuar dhe me role operistike jo vetëm në Kosovë.
Shfaqja ku luan sopranoje Llugiqi – “La boheme” ka për dirigjent Ivaylo Krinchev, kurse nata prestigjioze ka bërë bashkë korin dhe Orkestrën e Operën Stara Zagora./KultPlus.com

20170405124140700 20170405124122571 20170405124103260 20170405124027461 20170405124006724

Loading...