ShowBiz

Labi i këndon Ramush Haradinajt (Video)

labi

Këngëtari i kthyer në politikan Labinot Tahiri i ka kënduar një këngë Ramush Haradinajt, kandidat për Kryeministër i koalicionit PAN. Tahiri këtë këngë e këndoi me dëshirë dhe jo se i kërkoi dikush nga të pranishmit. Por kjo nuk nënkupton edhe ndryshim të qëndrimit të tij ose të partisë karshi PAN’it. Të paktën kështu tha shefi i tij partiak, Behgjet Pacolli.
Labinot Tahiri zgjodhi Pejën që t’i këndoj Ramush Haradinajt, i cili ishte komandant i UÇK’së në këtë zonë, ndërsa tani po synon postin e Kryeministrit të vendit.
Por cila ishte arsyeja që këngëtari nga Ferizaj zgjodhi t’i këndoj Haradinajt. Këtë nuk e di as vetë pronari i Space Club, Adnan Hyseni, i cili tha se jo vetëm Labit, por asnjë këngëtari që këndon në këtë vend askush nuk u përzihet në përzgjedhjen e këngëve.
E për pejanët fakti që Labi i këndoi Haradinajt nuk është diçka e çuditshme.
Sipas tyre, ai këtë e ka bërë edhe kur nuk ishte në politikë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top